English

Masters ATP, Davidenko eliminon Federer

Tiranë, 28 nëntor NOA - Mundet Federer në gjysmëfinalen e Masters ATP që po zhvillohet në Londër.

Zvicerani është mundur me tre sete nga Rusi Nikolai Davidenko dhe kështu ka humbur mundësinë për të qenë në ndeshjet finale të këtij evenimenti.

Rusi arrin fitoren e tij me Roger Federer pas 12 takimesh të cilat i kishte humbur me Zviceranin.

Këtë fitore ai e arriti në setin e tretë, ku përfitoi nga një gabim i Federer dhe gjeti momentin më optimal për të përfunduar ndeshjen.

Pikët përfundimtare të takimit ishin: 6-2, 4-6, 7-5 dhe tani tenisti Rus pret finalistin e radhës që do të përcaktohet në përfundim të takimit midis Del Porto dhe Soderling.

r.b/NOA

KOMENTE