Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Patozi: Rama, nga Vlora, infektoi festën kombëtare me virusin punist-mafioz
English

Patozi: Rama, nga Vlora, infektoi festën kombëtare me virusin punist-mafioz

Tiranë, 28 Nëntor NOA - Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi tha sot se Edi Rama infektoi edhe festën kombëtare me deklaratat e tij që deputeti demokrat i cilësoi si të një skizofreni.

"Shefi i aleancës punisto-mafioze u përpoq sot nga Vlora që të infektonte me virusin e tij edhe ditën e festës më të madhe të Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Nën ethet e një skicofrenie, jo vetëm politike, Edi Rama, po kërkon pa sukses që dëshpërimin dhe vrerin e vet pas humbjes në zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 28 qershorit, ta paraqesë si një fatkeqësi kombëtare", - ishte deklarata e Patozit, me një gjuhë që nuk ishte përdorur ka rëndë as në fushatën elektorale për zgjedhjet 28 qershorit.

"Por ne ftojmë të gjithë qytetarët e këtij vendi që të mos e marrin seriozisht dhe ta mëshirojnë këtë individ në krizë të thellë, sepse nuk është hera e parë që ata e shohin në një gjendje të tillë depresioni", - vijoi Patozi.

Sipas tij, Rama ka dështuar në të gjitha tentativat e veta për të prishur festat e mëdha të shqiptarëve, që nga marrja e ftesës për në NATO, ditën e madhe të anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut, e deri tek vendimi historik i pranimit të kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit të Bashkimit Europian, javën e kaluar.

"Ne i themi kësaj mendjeje të sëmurë se Shqipërinë dhe shqiptarët ky 28 nëntor nuk i gjen në një moment dramatik dhe delikat, por duke përjetuar lajme dhe ngjarje të mëdha për të ardhmen e tyre. Shqiptarët janë sot anëtarë të NATO-s. Ata brenda 6-mujorit të parë të vitit të ardhshëm do të lëvizin të lirë dhe pa viza në hapësirën Shengen, dhe shumë shpejt do të bëhen qytetarë të Bashkimit Europian", - ka theksuar z.Patozi.

Sipas tij, ky është vërtetë një moment dramatik për të gjithë ata nostalgjikë të diktaturës dhe mafiozë të rinj që u gënjen mendja se mund të ndryshojnë kursin e pandalshëm të Shqipërisë drejt progresit dhe integrimit europian, vetëm se është prishur ëndrra e tyre për të ardhur me çdo çmim në pushtet.

Për Patozin, ky është vërtet një moment delikat për mafian politiko-ekonomike dhe për "padrinon" e saj, që shikon me frikë se çdo shtrëngim i darëve të forta të ligjit i prish në mënyrë të parikthyeshme llogaritë e saj të pista.

Ndërsa në përfundim, Patozi premtoi: "Shqiptarët do t'i përjetojnë të lirë dhe të qetë festat e tyre kalendarike, por mbi të gjitha zhvillimet vrullshme që po përjeton vendi për meritë të reformave të kësaj qeverie dhe të kësaj mazhorance. Ne kemi besim dhe bindje se asnjë qytetar normal në Shqipëri nuk ka si të ndjejë keqardhje nga dhimbjet e mafies, në këtë moment vërtetë dramatik për të".

e.r/NOA

Lexoni reagimin e PS: Xhaçka: Pushtetarët në sulm ndaj opozitës duke përsëritur shpifjet e Saliut

KOMENTE