Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Kjo ditë na lejon t'i rikthehemi së kaluarës, por t'i kthehemi së ardhmes
English

Topi: Kjo ditë na lejon t'i rikthehemi së kaluarës, por t'i kthehemi së ardhmes

Tiranë, 28 nëntor NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi nderoi sot kujtimin dhe veprën e lavdishme të të gjithë atdhetarëve që punuan, luftuan dhe dhanë edhe jetën në shërbim të Shqipërisë.

Ai tha se "kjo është një ditë, e cila na lejon që t'i rikthehemi së kaluarës, por më shumë t'i kthehemi së ardhmes sonë".

Në ceremoninë zyrtare të organizuar me këtë rast, Kryetari i Shtetit, në praninë e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli, Kryeministrit Sali Berisha, si dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë të institucioneve shtetërore shqiptare, vendosi një kurorë me lule në monumentin "Nënë Shqipëri".

Topi vlerësoi se në këtë ditë të veçantë, në ditën e themelimit të shtetit shqiptar është një kënaqësi e veçantë t'u uroj të gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë: gëzuar këtë ditë të madhe.

"Dhe sot kemi rastin që të rikthejmë në memorien tonë më shumë se kurrë veprën e lavdishme të të gjithë atdhetarëve, patriotëve, të cilët bënë të mundur që të luftohej pa e ndërprerë asnjë moment aktivitetin e tyre, për mbijetesën e shtetit shqiptar, për identitetin e tij dhe kuptohet pas kaq vitesh, ne kemi një Shqipëri jo vetëm me një identitet të qartë, por një vend anëtar të NATO-s dhe së shpejti një vend të Bashkimit Evropian".

e.r/NOA

KOMENTE