Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuza e fortë e Berishës për Gramoz Ruçin: Është fotografuar i veshur me minifund
English

Akuza e fortë e Berishës për Gramoz Ruçin: Është fotografuar i veshur me minifund

Tiranë, 29 Nëntor NOA Update - Një tjetër deklaratë e bujshme nga kryeministri Sali Berisha, këtë radhë për Gramoz Ruçin, një ndër emrat kryesorë të Partisë Socialiste i njohur si "dorë e fortë" e opozitës.

Berisha e akuzoi Gramoz Ruçin se ai ka dalë rrugëve për të ikur në Greqi i maskuar duke u veshur si grua dhe komentoi se një burrë që bën të tilla gjëra s'mund të jetë më burrë.

"A e dini ju që Gramoz Ruçi, pasi bëri bojkotin, është larguar me rroba grash për në Greqi, apo jo?, - theksoi Berisha dhe vazhdoi:

"Ai është veshur me fustan grash, prandaj unë thashë atë ditë për të "ky është një qen i rrahur", sepse burri që ikën me rroba grash, nuk bëhet më kurrë burrë. Se ai nuk zgjodhi të vishte as fustanellën, por zgjodhi minifund", - tha Berisha.

Dhe për ta përforcuar këtë fakt sipas tij, shtoi: "Është i fotografuar, por është pjesë intime dhe nuk e nxjerrin".

Gramoz Ruçi ishte Ministër i Brendshëm i Shqipërisë gjatë periudhës 22 shkurt, 1991 - 10 tetor, 1991.

Ai u përfol shumë atëherë si ideator i masakrës së 2 Prillit 1991 në Shkodër.

Aktualisht Gramoz Ruci është numri dy i Partisë Socialiste.

e.r/NOA

Citati i plotë: "A e dini ju që Gramoz Ruçi, pasi bëri bojkotin, është larguar me rroba grash për në Greqi, apo jo? Ai është veshur me fustan grash, prandaj unë thashë atë ditë për të "ky është një qen i rrahur", sepse burri që ikën me rroba grash, nuk bëhet më kurrë burrë. Se ai nuk zgjodhi të vishte as fustanellën, por zgjodhi minifund. Është i fotografuar, por është pjesë intime dhe nuk e nxjerrin", - deklaroi Berisha.

Lexoni më shumë mbi argumentin e ditës:

Akuzat ndaj Ramës, Berisha: Bëra detyrën time morale

Berisha: Shtyrja e Kuvendit të PD, vetëm dy ditë për shkak të vizitës sime në Vatikan

Berisha: Nuk tërhiqem nga deklaratat për Edi Ramën, janë akte të papranueshme

Berisha në Pogradec: Integrimi është e ardhmja, mafia është e shkuara

Berisha: Rama, çfarëdo që të ndodhë në këtë vend, përgjegjës do jesh ti dhe vetëm ti

Berisha i premton Ramës: Do përballem me ty me të njëjtin vullnet që u përballa në vitin 91

Rama reagon pas deklaratave të Berishës: Më ka sharë me libër shtëpie

KOMENTE