Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuzat ndaj Ramës, Berisha: Bëra detyrën time morale
English

Akuzat ndaj Ramës, Berisha: Bëra detyrën time morale

Tiranë, 29 nëntor NOA - Kryeministri, Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp për të sqaruar arsyet e shtyrjes së Kongresit të Partisë Demokratike, ndërsa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me akuzat që Berisha i drejtori kreu të PS-së pak ditë më parë në Kuvend.

"Kam bërë detyrën time kam mbrojtur luftën kundra dhunës në familje" i është përgjigjur Berisha pyetjes së gazetarëve.

"Unë gjykoj se qëndrimi im është një detyrim madhor moral e nënës se vajzës e gruas shqiptare absolutisht nuk ka dhe nuk mund të ketë qëllim tjetër zëri im nuk mund të heshte për akte të tilla.

Bëhet fjalë për aktet më makabre i dënueshëm në të gjithë botën.

Ata që pretendojnë privatizim në plazhe publike ata tallen.

Kam bërë detyrën time kam mbrojtur luftën kundra dhunës në familje dhe do ta mbroj" u shpreh Berisha.

Më tej Berisha ka akuzuar Ramën si kryemafiozin e Tiranës.

Gjatë fjalës së tij Berisha deklaroi se i ka bërë ofertë të sinqertë opozitës për bashkëpunim.

"Opozitës i kemi bërë ofertën tonë shumë të ndershme por kam bindjen më të madhe se teza "s'na duhen ndërkombëtarët se do qeverisim vetë' në një kohë kur po të mos votonin 27 ndërkombëtar nuk do ishim kandidatë ndërkohë që është ëndërr për 94 për qind e qytetarëve që mezi presin heqjen e vizave" tha Berisha.

"Rama çdo javë më bënte kërkesa të reja dhe unë nuk ja zgjidhja jo se nuk mundesha por se nuk doja sepse ai do të gjente sërish kërkesa të tjera për të mos hyrë në zgjedhje" u shpreh Berisha.

Në lidhje me kërkesën e opozitës për hapjen e kutive Berisha u shpreh se do të respektojë kushtetutën.

Qëllimi i konferencës së kryeministrit Berisha ka qenë lajmërimi për shtyrjen e Kongresit të Partisë Demokratike për në 14 dhjetor.

Shkak sipas kreut të qeverisë është bërë vizita që ai do të kryejë në Vatikan për të takuar Papa Benediktin e XVI.

k.k/NOA

KOMENTE