Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Shtyrja e Kuvendit të PD, vetëm dy ditë për shkak të vizitës sime në Vatikan
English

Berisha: Shtyrja e Kuvendit të PD, vetëm dy ditë për shkak të vizitës sime në Vatikan

Tiranë, 29 Nëntor NOA - Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të shtyhet vetëm për dy ditë për shkak të angazhimeve të tij jashtë vendit.

Berisha lajmëroi se është e planifikuar një audiencë tek Papa Benedikt, me të cilin do të zhvillohet një takim disaminutësh.

Berisha informoi se pas takimit më 12-13 dhjetor në Vatikan, do të rikthehet për të nisur më 14 dhjetor Kuvendin Kombëtar të partisë që ai drejton.

Ndër të tjera në këtë kuvend, pritet të zgjidhet kryetari i ri ku deri tani vec Berishës nuk duket të ketë kandidaturë tjetër.

Partia Demokratike u themelua në dhjetor të vitit 1990 dhe kryetar i parë i saj ishte i ndjeri Azem Hajdari.

Pak muaj më vonë në krye të PD u vu Berisha i cili e la postin me t'u bërë President në vitin 1992.

Deri në vitin 1997 këtë parti e drejtoi Tritan Shehu i cili e braktisi partinë dhe u vu në krye të një partie tjetër, ajo Demokrate e Reformuar e cila më tej u shkri me PDR e Genc Pollos, gjithashtu i ikur i PD pas vitit 1997.

Në vitin 2005 kur PD u rikthye në pushtet, Pollo dhe Shehu u rikthyen në këtë parti duke marrë dhe poste të rëndësishme shtetërore. Aktualisht ata nuk kanë shfaqur synime për të marrë në dorë frenat e PD, por shumë zëra në këtë parti, po kërkojnë që strukturat drejtuese të mos kenë poste të dyfishta si në ato të larta shtetërore dhe në Partinë Demokratike.

e.r/NOA

KOMENTE