English

Jey-Z dëshiron të bëhet baba: Dua një fëmijë me Beyonce

Amerikë, 29 nëntor NOA - "Jam gati të bëhem baba", kështu është shprehur reperi Jay-Z i cili ka deklaruar se është gati për të pasur një fëmijë me bashkëshorten e tij Beyonce Knowles.

Megjithëse gjithmonë ka qenë i rezervuar për të dhënë deklarata mbi jetën e tij private, kësaj here reperi i famshëm nuk ka hezituar të bëjë publike dëshirën e tij për të qenë baba dhe së shpejti madje.

"Po e provojmë, jam gati të bëhem baba", mësohet të ketë thë reperi.

Të njëjtën dëshirë duket se ka shprehur edhe bashkëshortja e tij, jo më pak e famshme se Jay-Z, Beyonce e cila ka shtuar se koha për një fëmijë nuk është ende e përshtatshme.

k.k/NOA

KOMENTE