Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konfindustria i kërkon qeverisë, ndryshimin e ligjit Për investimet e Huaja
English

Konfindustria i kërkon qeverisë, ndryshimin e ligjit "Për investimet e Huaja"

Tiranë, 29 nëntor NOA - Konfindustria i ka kërkuar sot zyrtarisht z. Dritan Prifti me cilësinë e Kryetarit të Këshillit Konsultativ të Biznesit dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës përmirësimin e Projekt Ligjit të përgatitur nga Ministria e Drejtësise "Për disa ndryshime në ligjin "Për investimet e Huaja".

Sipas këtij ligji, privilegjohen ndjeshëm investitorët e huaj krahësimisht investitorëve vendas në të gjithë marrëveshjet e dyanshme me palë të treta ku njëra palë është shteti shqiptar. Konfindustria thotë se shprehet parimisht në mbështetetje të plotë të PL, nëse fusha e tij e zbatimit do të përfshinte të gjithë llojet e investitorëve, pa dallim vendit të origjinës së kapitalit.

Pl parashikon heqjen e të drejtës së gjykatave shqiptare për pezullimin dhe/ose ndërprerjen e investimit të huaj dhe deri fillimin e proçedurave të shpronësimit për interes publik të pasurive të patundshme të kërkuara ligjërisht me rrugë gjyqësore nga palë të treta.

Ndërkohë, që një e drejtë e tillë thelbësore, nuk jepet për investitorët shqiptarë të ndodhur në të njëjtat kushte.

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustria, deklaroi sot se mbështet plotësisht dhënien e mbrojtjes ligjore për të gjithë tipet e investitorëve pavarësisht vendit te origjinës së kapitalit.

"Nëse do të jepnim mbrojtje të veçante ligjore vetëm për "investitorët e huaj" në raport me vendorët do të krijonim prishje të konkurrences tregtare, largim të kapitaleve jashtë vendit, pengim të nismave investuese në vend", vuri në dukje Buxhuku.

Për më shumë nëse vlerësojmë në thellësi termi "investim i huaj" mbetet pa kuptim në kushtet e integrimit të tregjeve dhe shteteve përfshi dhe Shqipërinë dhe si rrjedhim zbatimi i PL do të ishte i pazbatueshëm, sepse jepen shtysa të forta për daljen e kapitalit shqiptar jashtë vendit në mënyrë artificiale për tu rikthyer në vend vetëm me statusin e privilegjuar të "investitorit të huaj,- përfundoi z.Buxhuku.

e.r/NOAÂ Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â

KOMENTE