Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta i bën sfidën e parë Berishës, thyen festimet zyrtare të mazhorancës
English

Meta i bën sfidën e parë Berishës, thyen festimet zyrtare të mazhorancës

Tiranë, 29 nëntor NOA - Zëvendëskryeministri Ilir Meta duket se e ka nisur pikërisht sot më 29 Nëntor, "sfidën" e parë ndaj qeverisë që kontrollon mazhoranca e Berishës.

Meta ka marrë pjesë në festimet me rastin e 29 Nëntorit si ditë e Çlirimit të vendit, duke thyer kështu protokollin zyrtar që ka zbatuar qeveria.

Sot paradite, numri dy i qeverisë dhe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte në monumentin Nënë Shqipëri te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ku kreu homazhe për të rënët e luftës antifashiste nacionalçlirimtare.

Duke folur në ceremoninë e rastit, z.Meta ka komentuar ndarjen brenda koalicionit në lidhje me datën e Çlirimit, duke theksuar se ai dhe forca e tij politike, njohin ende, 29 nëntorin si festë zyrtare dhe si datë kur në vitin 1944 u clirua Shqipëria.

Meta argumentoi se respektohet kjo datë pasi sic theksoi, për këtë datë kanë vendosur ata që kanë marrë pjesë në luftë.

Një ditë më parë, Meta shkoi në Vlorë ku ndodhej edhe kryetari i PS, Rama dhe mori pjesë në festimet për 28 Nëntorin, ditën e Pavarësisë.

Edhe Rama, ka shkuar sot në Varrezat e Dëshmorëve duke kremtuar kështu edhe ai, 29 nëntorin si ditën e clirimit të vendit.

Mazhoranca aktuale, në vitin 1993 e anuloi datën 29 nëntor si ditë feste zyrtare të clirimit dhe e hoqi nga kalendari vjetor si ditë pushimi, duke sanksionuar 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe clirimit të vendit njëkohësisht.

Por në vitin 1997, qeveria socialiste e anuloi dekretin dhe riktheu 28 dhe 29 nëntorin si festa zyrtare, sikundër kanë qenë deri në vitin 1992.

Qeveria e Berishës, kur u rikthye në pushtet në vitin 2005, tentoi të rindryshojë datën por hasi në polemika të shumta dhe vendosi të aplikojë qëndrim tjetër:

Zyrtarisht festoon më 28 nëntor dy datat e shënuara të kombit dhe nuk ndalon institucionet që kontrollohen nga e majta të festojnë edhe 29 nëntorin, e cila vazhdon të mbetet ditë pushimi si festë zyrtare.

e.r/NOAÂ Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â

KOMENTE