Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nëna e Edi Ramës hesht për akuzat e Berishës: Nuk dua të flas për këtë
English

Nëna e Edi Ramës hesht për akuzat e Berishës: Nuk dua të flas për këtë

Tiranë, 29 nëntor NOA - "Sot kam ardhur të nderoj dhe respektoj kujtimin e vëllait tim që e kam dëshmor", kështu është shprehur Aneata Rama, nëna e kreut të PS-së, Edi Rama gjatë një ceremonie të organizuar sot nga djali i saj me rastin e Ditës së Çlirimit, duke iu shmangur e me fjalët "nuk dua të flas për këtë" pyetjes së gazetarëve në lidhje me ndonjë koment të saj për akuzat personale të Berishës drejtuar familjes së saj.

Dalja e kreut të PS-së Edi Rama me dorën hedhur mbi supin e nënës së tij, përkoi në të njëjtin moment që kryeministri Berisha po jepte një konferencë për shtyp ku ripërsëriti fjalët e tij mbi aktet e pamoralshme të kreut të opozitës.

Ndërkohë që sapo është parë nëna e kreut të PS-së gazetarët janë drejtuar te ajo për t'i shkëputur ndonjë koment në lidhje me akuzat personale të Berishës.

"Nuk dua të flas për këtë. Unë sot kam ardhur të nderoj dhe respektoj kujtimin e vëllait tim që e kam dëshmor. Me këtë rast uroj gjithë familjet e dëshmorëve!' deklaroi Aneta Rama.

k.k/NOA
KOMENTE