Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Shqipëria peng i një fyhreri që hyri në politike nga korridoret komuniste
English

Rama: Shqipëria peng i një fyhreri që hyri në politike nga korridoret komuniste

Tiranë, 29 nëntor NOA - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me veteranët e luftës nacional-çlirimtare ku gjatë fjalës së tij nuk ka hezituar të sulmojë Berishën.

"Partia Socialiste dhe diktatura komuniste nuk janë vazhdim i njëri tjetrit ndërsa njehsimi i tyre në gjuhën e politikës së vjetër të ditës nuk është gjë tjetër veç keqpërdorimi i vuajtjeve të djeshme njerëzore për përfitime të sotme politike për pushtet e për para përmes pushtetit.

Nuk janë vazhdim i njëra tjetrës as lëvizja demokratike e demokratëve shqiptarë me diktaturën e re të korrupsionit të Shqipëri. Ndërsa gjuha mohuese, përjashtuese , denigruese ndaj opozitës sot nuk është asgjë tjetër veçse fantazma e fashizmit të vjetër që shfaqet deri në foltoren e parlamentit me tërbimin e vet karakteristik në të gjitha vendet dhe kohët" deklaroi Rama.

Ai u shpreh se ndarja e popullit për festën e Çlirimit është shëmbëlltyra më e keqe e diktaturës komuniste.

Sipas tij e shkuara mban peng shoqërinë shqiptare përmes një fyhreri që hyri në politike nga korridoret komuniste. Ndërkohë që Rama nuk ka hezituar tu përgjigjet akuzave të kryeministrit duke deklaruar se Berisha ka zgjedhur një mënyrë që po cenon jo vetëm lirinë e vendit, por po tenton të kthejë prapa Shqipërinë, me ane të dhunës për të fituar para dhe pushtet. "Sot liritë dhe të drejtat kërcënohen si s'ka më keq duke filluar nga liria e të gjitha lirive, ajo e votës dhe nga e drejta e të gjitha të drejtave, ajo e numërimit të ndershëm të votës. Opozita e sotme, përfaqësuese e shumicës së popullit shqiptar dhe mbrojtëse e aspiratave më të larta të tij do të jetë më shumë se kurrë e vendosur për të garantuar liritë dhe të drejtat e njerëzve të këtij vendi. Më shumë se kurrë e vendosur për të mbrojtur demokracinë nga fantazmat e së shkuarës që vazhdojnë enden në këtë vend" deklaroi Rama.

k.k/NOA

KOMENTE