Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrëfimi shokues: Nën urdhrat e SHIK-ut kam marrë pjesë në 17 aksione për vrasje
English

Rrëfimi shokues: Nën urdhrat e SHIK-ut kam marrë pjesë në 17 aksione për vrasje

Nga Albana Isufi

"Nën urdhrat e SHIK-ut kam marrë pjesë në 17 aksione për vrasje, plagosje, rrahje e shantazhim. Eprori mi ka qenë Azem Syla", ka thënë Bllaca, personi i përfolur se ka marrë pjesë në krime politike. Policia nuk ka ndonjë urdhër arresti për të

Prishtinë, 29 Nëntor NOA - Nazim Bllaca nga Ribari i Madh, ka deklaruar të dielën në Prishtinë, para mediave se "nën urdhrat e SHIK-ut ka marrë pjesë në 17 aksione" të siç ka thënë "likuidimit, plagosjes, rrahjes e shantazhit të personave të caktuar të parë si kolaboracionistë të Serbisë, apo si rivalë politikë".

Kjo paraqitje e Bllacës vjen tri ditë, pasi që deputeti i LDD-së Gani Geci inicioi akuza të ashpra për përfshirje në krime politike ndaj disa deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës. Bllacau ka përmendur emrin atyre nga të cilët ka marrë urdhra.

"Epror kryesor në SHIK e kam pasur Azem Sylën. Bëhet fjalë për vrasje, plagosje, kërcënime shantazhe, rrahje brutale etj. Është vështirë me ardhë këtu para parlamentit edhe me thënë si dëshmitar, mirëpo boll ka shkuar me ata dëshmitarët e fshehtë. Unë jam penduar për punën që është bërë nga 12 qershori i vitit 1999", tha Bllaca duke mos përmendur emrin e personit që thotë ta ketë vrarë. Me gjithë përpjekjet, radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të kontaktojë me Azem Syla për të dëgjuar versionin e tij në lidhje me ketë çështje. Ndryshe, para paraqitjes së Bllacës, deputetët Adem Salihaj dhe Gani Geci u shpërndahen gazetarëve një CD, që përmban material njëorësh të dëshmisë së Bllacës. Nazim Bllaca thotë se krimet janë kryer pas periudhës së luftës. Ai aty përmend se për aksionet e kryera nga ka marrë urdhra siç thotë pjesëtarë të SHIK-ut, që gjenden në strukturat udhëheqëse të Partisë Demokratike të Kosovës. Zëdhënësi i PDK-së Blerand Stavileci hedh poshtë këto akuza dhe fton drejtësinë, që të merret me rastin në fjalë. "Akuza të tilla jo vetëm tash, por edhe më herët, edhe të formave të tjera që i janë adresuar subjektit tonë konsiderojmë se është një tendencë për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit publik dhe ne konsiderojmë se këto i bëjnë dëm dhe i hedhin hije të keqe në përgjithësi zhvillimeve në Kosovë", tha Stavileci. Deputeti i Adem Salihaj ka thënë se materialin e kanë pasur më shumë se një muaj më parë, duke hedhur poshtë pretendimet se i njëjti po përdoret për të pasur ndikim në fushatën zgjedhore. "Për çështje të fushatës nuk lidhet kjo, ne e kemi pasur më herët dhe kemi mundur ta dëmtojmë secilën parti politike në lidhje me këtë. S'e kemi shfrytëzuar. Tash është kryer ajo pjesa kryesore e fushatës dhe ne duhet ta gjejmë momentin", ka thënë Salihaj. Në anën tjetër, megjithëse ka pranuar se ka kryer vrasje, Bllaca ka shëtitur lirshëm në Prishtinë. Policia e Kosovës nuk ka marrë ndonjë urdhër arresti për personin në fjalë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani shpjegon. "Pala të gjitha informacionet, dëshmitë i ka ofruar në Policinë dhe Prokurorinë e EULEX-it. Policia i ka filluar hetimet e saj. Policia është në kontakte me prokurorinë dhe janë organet e drejtësisë, ato që vendosin a të lëshojnë ndonjë urdhër arrest dhe atëherë policia e zbaton atë", tha Kelani. Ndërsa, zyrtarë të EULEX-it pranojnë se janë duke hetuar rastin. Zyrtarë të EULEX-it i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se nuk mund të komentojnë mbi rastin, ndërsa ai është duke u hetuar.

KOMENTE