Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Irani ndërton dhe 10 uzina pasurimi të uraniumit. Ndërkombëtarët: Provokim!
English

Irani ndërton dhe 10 uzina pasurimi të uraniumit. Ndërkombëtarët: Provokim!

Teheran, 30 nëntor, NOA - Qeveria e Iranit ka bërë me dijeni se do të ndërtojë edhe 10 uzinave të reja për pasurimin e uraniumit., në 5 prej të cilave puna do të nisë menjëherë.

Ky është sinjalizimi më i fundit që mbërrin nga vendi i cili paraqet si objektiv të tijin prodhimin e rreth 300 ton lëndë bërthamore në vit, në një kohë që ndërkombëtarët i kishin kërkuar me çdo kusht pakësimin e tyre.

Për këtë arsye, këta të fundit e kanë cilësuar njoftimin e ri të Iranit si një sfidë të hapur ndaj Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore, duke i rikujtuar se plani për 10 uzina të reja të pasurimit të uraniumit bie ndesh me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Megjithatë, Irani nga ana e tij thotë se po vepron brenda kornizave që lejon Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.

Menjëherë kanë reaguar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat thonë se "po kalon koha" për Iranin, që t'i shqyrtojë shqetësimet ndërkombëtare lidhur me programin e tij atomik. Ndërsa Gjermania ka shprehur "shqetësim të madh", duke vijuar edhe me reagimin e britanikëve, të cilët e kanë akuzuar Iranin për përpjekje "provokuese" ndaj komunitetit ndërkombëtar.

n.e/NOA

KOMENTE