Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KE: Hetim kompanisë Çez
English

KE: Hetim kompanisë Çez

Nga Rajmonda LajthiaÂ

Tiranë, 30 nëntor NOA- Komisioni Evropian lajmëroi se në datën 24 nëntor ka kryer një kontroll në selinë qendrore të kompanisë çeke të energjisë, "Çez", pas dyshimeve se ajo mund të jetë përfshirë në praktika të paligjshme, me synim nxjerrjen e rivalëve jashtë tregut.

Kjo kompani vepron edhe në Shqipëri, pasi është pronarja e OSSH-së, pas privatizimit të saj vitin e kaluar. Në njoftimin zyrtar, ekspertët e Komisionit Evropian lajmëruan se kontrolli i befasishëm është realizuar pas akuzave të kompanive rivale për shkelje të rregullave të konkurrencës dhe rritje artificiale të çmimeve të energjisë elektrike në vend, por edhe në tregjet rajonale.

Edhe këtu në Shqipëri, Çez ka kërkuar një rritje të çmimit të energjisë deri më 44,2 për qind, gjë që është vlerësuar si e ekzagjeruar nga ministri i ekonomisë Dritan Prifti si dhe nga Avokati i Popullit Ermir Dobjani.

Por përfaqësues zyrtarë të kompanisë në Tiranë thanë se nuk kemi të bëjmë me një hetim të mirëfilltë, por me auditim i cili kryhet në mënyrë të përvitshme.

Ky proces nuk ka lidhje me Çez Albania, pasi kjo kompani operon në kushtet e monopolist në vendin tonë.Â

Megjithatë, përmes zëdhënëses Çez lajmëroi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me grupin e ekspertëve të Ke-së për t'i shkuar deri në fund hetimeve, që do t'i jepnin fund edhe spekulimeve për shkelje.

Kompania Çez e kontrolluar nga shteti është prodhuesi kryesor i energjisë në Çeki, ndërsa ajo operon edhe në 15 vende të tjera, përfshirë këtu Shqipërinë, Bullgarinë, Rumaninë apo edhe Turqinë.

r.l/NOA

Â

KOMENTE