Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot, vendimi final i Bashkimit Evropian për heqjen e vizave për 3 vende të Ballkanit
English

Sot, vendimi final i Bashkimit Evropian për heqjen e vizave për 3 vende të Ballkanit

Bruksel, 30 nëntor, NOA - Sot Brukseli zyrtar do të vendosë në mënyrë përfundimtare mbi aktin e heqjes së viziave për qytetarët e tre vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian zyrtarizon në këtë mënyrë vendimin e nxjerrë në datën 19 nëntor për heqjen e regjimit Shengen ndaj qytetarëve të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Ndërkaq, parashikohet që për miratimin e rezolutës së heqjes së vizave është në pritje Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina, për të cilat do të ketë një përshpejtim të procedurave.

Rezoluta e cila u paraqit nga raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon gati dy javë më parë, u votua nga shumica e deputetëve. Kjo në fakt ka qenë vota e parë për heqjen e vizave, ajo e dhënë pikërisht nga Parlamenti Evropian , por vendimin përfundimtar pritet që ta japë sot Këshilli i ministrave të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë që në rezolutën e Fajon, parashikohet që Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina të përfitojnë liberalizimin e vizave fill pas plotësimit të kushteve.

Nga ana tjetër, vendosja në të ashtuquajturën "listë pozitive të Shengenit", do të thotë që banorët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, do të "jenë të liruar nga obligimi për marrjen e vizës" për në BE, por pa të drejtë pune në 27 vendet e Bashkimit Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE