Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Urgjent - Aksidenti, drejtori i Ushtarakut: Kemi shtatë të vdekur
English

Urgjent - Aksidenti, drejtori i Ushtarakut: Kemi shtatë të vdekur

Tiranë, 30 Nëntor NOA 21:03:43- Në aksidentin fatal që ndodhi rreth 50 minuta më parë në superstradën Fushë Krujë-Laç pranë fshatit Derven, kanë humbur jetën shtatë vetë, pjesa më e madhe në moshë fare të re.

Faktin e konfirmoi para pak çastesh për agjencinë NOA, drejtori i Spitalin Ushtarak të Tiranës, Bedri Mihaj.

Ai sqaroi se në spital kanë mbërritur shtatë persona që të gjithë të vdekur dhe shtoi se asnjë person nuk ishte i plagosur që të mund të merrte ndihmën e mundshme.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informoi nga vendngjarja se disa nga viktimat ishin duke udhëtuar me një autoveturë e markës "Benz", me targa TR 15 79 A e cila u përplas me një ambulancë të Krujës duke pasuar fatalitetin rrugor.

Fillimisht u konfirmua emri i Vlash Sutit nga Laçi, rreth 50 vjeç, drejtues i autoambulancës që u bë pjesë e tragjedisë kurse disa të tjerë u konfirmuan vetëm pak çaste më parë dhe i gjeni në fund të këtij raporti.

Ndërkohë, mësohet se pesë të vdekur i përkasin makinës tip "Benz" me banorë të Laçit dhe dy të tjerët, autoambulancës, por të dhëna të plota ende janë të pamundura.

Momentalisht, viktimat gjenden në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

e.r/NOA Vijon...

Disa nga viktimat e identifikuara:

Vlash Suti, rreth 50 vjeç

Artan Alushi 30 vjeç

Indrit Kaçi, 18 vjeç

Eri Murati 17 vjeç

Ili Murati, 15 vjeç

Florian Muzhaqi

KOMENTE