Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita Botërore e AIDS, ministri Vasili: Të eliminojmë diskriminimin ndaj të prekurve!
English

Dita Botërore e AIDS, ministri Vasili: Të eliminojmë diskriminimin ndaj të prekurve!

Tiranë, 1 dhjetor, NOA Update - Në ditën Botërore të AIDS, ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka lançuar mesazhin e eliminimit të diskriminimit ndaj të prekurve me sëmundjen e shekullit.

Në një deklaratë për mediat, ai ka pohuar se është fakt që sot Shqipëria përballet me dimensione të reja të nivelit të prekjes nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.

Duke përmendur moton e luftës kundër AIDS "Akses për të gjithë", në kuadrin e të drejtave të njeriut, ministri Vasili ka shtuar se priten rezultate gjithmonë e më tepër pozitive në luftën ndaj AIDS në vendin tonë.

Nga ana tjetër, në ditën Botërore të AIDS, shoqata e të Prekurve me këtë sëmundje ka pohuar problematikat që anëtarët e saj ndeshin në mjekimin që duhet të marrin për ta luftuar atë.

"Mjekët nuk janë korrektë dhe shpesh ka ndërprerje të medikamenteve", kanë apeluar ata.

Të dhënat që ata japin për këtë vit janë 379 të prekur zyrtarisht të deklaruar me virusin HIV, ku 55 raste të reja janë shënuar vetëm gjatë këtij viti, nga të cilët 21 rezultojnë fëmijë të prekur me AIDS, ndërsa të vdekur janë shënuar dy persona.

n.e/NOA

KOMENTE