English

Eagle Mobile sjell ofertën me rastin e festave të fundvitit

PROMOCION/ Me ofertën më të fundit të Eagle Mobile të gjithë shqiptarët kanë mundësinë të thyejnë rekorde të reja në thirrjet e tyre telefonike për të uruar sa më shumë të afërm dhe miq në festat e fundvitit

Tiranë, 1 Dhjetor NOA - Në këtë prag-festash kur dihet se gjithkush dëshiron të shtojë ndjeshëm komunikimin në celular, Eagle Mobile ka menduar të lehtësojë më tej komunikimin për të gjithë abonentët e saj me parapagesë.

Kompania më rinore në Shqipëri ka dëshmuar edhe një herë se di të surprizojë çdo abonent të saj duke ju përgjigjur nevojave të tyre themelore të komunikimit.

Më 29 Nëntor Eagle Mobile lançoi ofertën më të re që i mundëson çdo abonenti Eagle me parapagesë të përfitojë telefonata falas pa limit brenda rrjetit Eagle Mobile, si dhe 20 minuta falas drejt operatorëve të tjerë kombëtarë.

Si mund të bëhesh pjesë e kësaj Oferte

Abonenti duhet të kryejë regjistrimin duke dërguar një SMS në numrin 55200 me tekst "Rekord" ose çfarëdo fjale tjetër, përveç Balance/Balanc/Balanca). Minimumi i kreditit që duhet të ketë abonenti në llogarinë e tij është 500 lekë.

Oferta është e vlefshme për 7 ditë nga momenti i aktivizimit, ndërkohë që për ta riaktivizuar ofertën abonenti duhet të presë afatin e përfundimit.

Gjendja e minutave falas në llogari të përfituesit mund të kontrollohet duke dërguar një SMS (falas) me tekst "Balanca" tek numri 55200.

Minutat falas për linjat kombëtare mund të konsumohen drejt numrave të operatorëve fiks, apo operatorëve të tjerë celularë sipas nevojës apo dëshirës.

Pas 30 sekondave të para të çdo telefonate konsumi i minutave falas drejt linjave kombëtare, përllogaritet për çdo 10 sekonda.

Pas përfundimit të minutave kombëtare, abonenti kalon në tarifimin e mëparshëm përkatësisht sipas planit tarifor.

Për mbarimin e afatit të ofertës abonenti do të informohet me SMS.

Programet me parapagesë (ku bën pjesë edhe Riniring) do të jenë aktivë vetëm pasi minutave falas të ofertës drejt numrave Eagle apo operatorëve kombëtarë të kenë mbaruar.

Për më shumë informacion mbi këtë ofertë dhe të tjera që gjeni nga kompania Eagle Mobile, klikoni në spotin publicitar që gjendet në krye të faqes së NOA.

e.r/NOA

KOMENTE