English

Lojtari Lionel Messi fiton Topin e Artë. U zgjodh me votat e gazetarëve nga tërë bota

Berlin, 1 dhjetor, NOA - Futbollisti më i mirë për Evropën për vitin 2009 u zgjodh argjentinasi Lionel Messi, i cili në këtë mënyrë ka fituar edhe "Topin e Artë".

Sulmuesi i ekipit "FC Barcelona" u vendos të ishte fitues i titullit më të lartë në futboll nga një juri gazetarësh sportive nga e gjithë bota.

Ndërkaq, mësohet se ai kishte si rival kryesor në këtë garë lojtarin tjetër me famë, Cristiano Ronaldo, i cili e mori këtë titull në vitin e kaluar.

Lionell Messi, i cili luan për Barcelonën dhe kombëtaren e Argjentinës, u bë kështu argjentinasi i parë i cili shpallet futbollist më i mirë i Evropës.

n.e/NOA

KOMENTE