Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti amerikan do të paraqesë sot strategjinë e re mbi Afganistanin
English

Presidenti amerikan do të paraqesë sot strategjinë e re mbi Afganistanin

Uashington, 1 dhjetor, NOA - Presidenti amerikan, Barak Obama do të shpalosë sot publikisht strategjinë e re të luftës në Afganistan dhe hapat konkretë që do ndërmerren në kuadrin e saj.

Këtë e kanë bërë të ditur burime nga Shtëpia e Bardhë, sipas të cilave Obama do ta shpallë strategjinë e tij të rishikuar gjatë një fjalimi që pritet të mbajë në Akademinë Ushtarake Amerikane, Uest Point.

Ndër të tjera thuhet se presidenti amerikan Barak Obama gjatë fjalimit që do të zhvillojë sot mes të tjerash do të përmend edhe koston e planit të ri për Afganistanin, duke mos lënë mënjanë ndikimin financiar, i cili ka qenë ndër çështjet kryesore të shqyrtimit nga ana e administratës së strategjisë në Afganistan.

Sipas administratës Obama, tanimë ka ardhur koha që Afganistani të angazhohet edhe vetë për sigurinë e tij, pasi SHBA dhe aleatët nuk do të jenë pafundësisht atje sepse nuk kanë buxhetin e mjaftueshëm për ta bërë këtë.

Sipas parashikimeve, shtimi i forcave në Afganistan me rreth 30 deri 35 mijë trupa, i cili pritet të njoftohet sot nga presidenti Obama, do t'i kushtojë buxhetit amerikan 75 miliard dollarë.

Ndërkaq, Obama ka bërë edhe më parë thirrje për një angazhim edhe të aleatëve në shtimin e trupave në Afganistan.

n.e/NOA

KOMENTE