English

Rreth 60 mijë vetë në varfëri, si qeveria po rikthen tollonat

Nga Blerina Ahmetaj

Tiranë, 2 dhjetor NOA - Rreth 60 mijë persona të cilët jetojnë në varfëri ekstreme do të përfitojnë gjatë vitit 2010 paketë ushqimore falas nga shteti, kjo përmes kuponit ose tollonit që do tu shpërndahet nga pushteti vendor.

Në një intervistë ministri i Punës, Spiro Ksera sqaron hollësitë e vendimit që mendohet të reduktojë nivelin prej 2 për qind të varfërisë ekstreme në vend.

Sipas Kserës krahas kësaj mase, do të vijojë dhe shpërndarja e ndihmës ekonomike.

Ndryshe nga shifrat zyrtare, niveli i varfërisë mendohet të jetë më i lartë.

Banka Botërore ka hedhur alarmin për rritjen e shifrave si pasojë e krizës ekonomike globale.

BB vlerëson se fondet e ndihmës ekonomike për familjet e varfra në Shqipëri, të cilat këtë vit janë rreth 106 milionë euro për këtë vit ose 1.2 për qind e PBB-së, mjaftojnë për të mbuluar vetëm 40 për qind të nevojave për të nxjerrë të gjithë shqiptarët e varfër mbi pragun e minimumit jetik.

Në Shqipëri vlerësohet se rreth 13 për qind e popullatës jetojnë ende nën varfëri pavarësisht rritjes së shpejtë ekonomike të regjistruar në dy dekadat e fundit dhe nga mosha e re e popullatës.

b.m/NOA

KOMENTE