Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA dhe e ardhmja e Afganistanit dhe Pakistanit
English

SHBA dhe e ardhmja e Afganistanit dhe Pakistanit

Amerikë, ne po kalojmë një kohë të një sprove të madhe. Dhe mesazhi që dërgojmë në mes të këtyre stuhive duhet të jetë i qartë: se kauza tonë është e drejtë, vendosmëria jonë e palëkundur. Ne do të shkojmë përpara me besimin se e drejta na jep forcën dhe me angazhimin për të kalitur një Amerikë më të mbrojtur, një botë më të sigurt dhe të një ardhme që përfaqëson jo frikën tonë më të madhe por shpresat tona më të mëdha

Nga Barak Obama*

President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Korpusit të Kadetëve të Shteteve të Bashkuara, burrave e grave të forcave tona të armatosura, si dhe bashkëkombësve të mi amerikanë: Sonte dua t'ju flas rreth përpjekjeve tona në Afganistan -- natyrën e angazhimit tonë atje, shtrirjen e interesave tona, si dhe strategjinë që do të ndjekë administrata ime për ta përfunduar këtë luftë me sukses. Është një nder i jashtëzakonshëm për mua ta bëj këtë këtu në Uest Point, ku kaq shumë burra e gra janë përgatitur për të mbrojtur sigurinë tonë dhe për të përfaqësuar vlerat më të mira të vendit tonë.

Â

Për të trajtuar këto çështje të rëndësishme, ka rëndësi të kujtojmë së pari se pse Amerika dhe aleatët tanë u detyruan të bëjnë luftë në Afganistan. Ne nuk e kërkuam këtë luftë. Më 11 shtator 2001, 19 persona rrëmbyen katër avionë dhe i përdorën ata për të vrarë pothuaj 3000 njerëz. Ata goditën qendrat nervore ushtarake dhe ekonomike të vendit tonë. Ata u morën jetën burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm pa patur konsideratë për besimin, racën apo gjendjen e tyre shoqërore. Po të mos ishin veprimet heroike të pasagjerëve në njërin prej këtyre avionëve, ata mund të kishin goditur edhe një nga simbolet më të mëdha të demokracisë sonë në Uashington dhe do të kishin vrarë më tepër njerëz.

Â

Sikurse e dimë, këta persona i përkisnin al Kaedës -- një grup ekstremistësh të cilët e kanë shtrembëruar dhe njollosur Islamin, një prej besimeve më të mëdha të botës, për të justifikuar vrasjen e të pafajshmëve. Baza operative e al Kaedës ishte Afganistani, ku ata strehoheshin nga Talibani -- një lëvizje e pamëshirshme, represive dhe radikale që uzurpoi kontrollin e atij vendi pas shkatërrimit që kish pësuar gjatë pushtimit shumëvjeçar sovjetik dhe luftës civile, dhe pasi që vëmendja e Amerikës dhe e miqve tanë ishte kthyer diku tjetër.

Â

Disa ditë pas 11/9, Kongresi autorizoi përdorimin e forcës kundër al Kaedës dhe atyre që i kishin strehuar ata -- një autorizim i cili qëndron në fuqi edhe sot. Vota në Senat ishte 98 me 0. Vota në Dhomën e Përfaqësuesve ishte 420 me 1. Për herë të parë në histori, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior vuri në jetë Artikullin 5-- angazhimin që thotë se sulmi kundër një vendi anëtar është sulm kundër të gjithëve. Edhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi përdorimin e të gjitha hapave të nevojshme si përgjigje ndaj sulmeve të 11/9. Amerika, aleatët tanë dhe bota mbarë vepruan si një të vetëm për të shkatërruar rrjetin terrorist të al Kaedës dhe për të mbrojtur sigurinë tonë të përbashkët.

Â

Nën flamurin e këtij uniteti të brendshëm dhe legjitimitetit ndërkombëtar -- dhe vetëm pasi Talibani refuzoi të dorëzonte Osama bin Ladenin -- ne dërguam trupat tona në Afganistan. Brenda disa muajve, al Kaeda u shpartallua dhe shumë prej operativëve të saj u vranë. Talibani u rrëzua nga pushteti dhe u detyrua të kthejë thembrat nga kishte majat. Një vend që për dekada kishte njohur frikën, tani kishte arsye të shpresonte. Në një konferencë të thirrur nga OKB-ja, një qeveri provizore u krijua nën Presidentin Hamid Karzai. Po kështu u krijua edhe një Forcë Ndërkombëtare e Ndihmës për Sigurinë për të ndihmuar vendosjen e një paqeje të qëndrueshme në një vend të shkatërruar nga lufta.

Â

Pastaj, në fillim të vitit 2003, u morr vendimi për të bërë një luftë të dytë në Irak. Debati i ankthshëm për Luftën e Irakut tashmë dihet mirë dhe nuk është nevoja ta përsërisim. Mjafton të thuhet se në gjashtë vitet që pasuan, Lufta e Irakut tërhoqi pjesën më të madhe të trupave, burimeve, diplomacisë dhe të vëmendjes sonë kombëtarë -- dhe vendimi për të shkuar në Irak shkaktoi të çara të konsiderueshme midis Amerikës dhe shumicës së botës.

Â

Sot, pas shpenzimeve të jashtëzakonshme, ne po i japim fund luftës në Irak në mënyrë të përgjegjshme. Ne do t'i heqim brigadat tona ushtarake nga Iraku në fund të verës tjetër, si dhe të gjithë trupat tona nga fundi i vitit 2011. Kjo që po bëjmë është një testament i karakterit të burrave dhe grave tona me uniformë. (Duartrokitje). Në saje të trimërisë, kurajës, vendosmërisë dhe këmbënguljes së tyre, ne u kemi dhënë irakenëve shansin për të ndërtuar të ardhmen dhe ne me sukses po ia lemë Irakun popullit të vet.

Â

Por ndërsa në Irak kemi arritur piketat të fituara me vështirësi, situata në Afganistan është keqësuar. Pasi kapërceu kufirin dhe u hodh në Pakistan më 2001 dhe 2002, udhëheqja e al Kaedës ka krijuar një zonë strehimi atje. Megjithëse populli afgan zgjodhi një qeveri legjitime, ajo është penguar nga korrupsioni, tregtia e drogës si dhe ekonomia e pazhvilluar dhe forcat e pamjaftueshme të sigurisë.

Â

Gjatë këtyre viteve të fundit, Talibani ka bërë kauzë të përbashkët me al Kaedën, dhe të dyja palët kërkojnë të përmbysin qeverinë afgane. Gradualisht, Talibani ka filluar të marrë nën kontroll pjesë të tjera territori në Afganistan, ndërsa angazhohet në akte terroriste gjithnjë e më të paturpshme e shkatërrimtare kundër popullit të Pakistanit.

Â

Tani, gjatë gjithë kësaj periudhe, niveli i trupave tona në Afganistan ka mbetur një fraksion i atyre që kemi pasur në Irak. Kur mora detyrën, ne kishim vetëm 32.000 amerikanë që shërbenin në Afganistan, në krahasim me 160.000 që kishim në pikun e Luftës së Irakut. Komandantët në Afganistan vazhdimisht kanë kërkuar mbështetje për t'i bërë ballë rishfaqjes së Talibanit, por përforcimet nuk u janë dhënë. Për këtë arsye, pak pas marrjes së detyrës, unë aprovova një kërkesë të bërë kohë më parë për më shumë trupa. Pas konsultimeve me aleatët tanë, unë shpalla strategjinë që njihte lidhjen themelore midis përpjekjeve tona luftarake në Afganistan dhe zonat e strehimit të ekstremistëve në Pakistan. Unë caktova një objektiv të përcaktuar në mënyrë të kufizuar si pengimi, shpërbërja dhe shkatërrimi i al Kaedës dhe aleatëve të vet ekstremistë dhe u zotova për të koordinuar më mirë përpjekjet tona ushtarake dhe civile.

Â

Që prej asaj kohe, ne kemi bërë përparime në disa objektiva të rëndësishme. Drejtues të lartë të al Kaedës dhe Talibanit janë vrarë dhe ne e kemi rritur presionin kundër al Kaedës në të gjithë botën. Në Pakistan, ushtria e atij vendi ka bërë ofensivën e vet më të madhe ndër vite. Në Afganistan, ne dhe aleatët tanë e penguam Talibanin të ndalte zgjedhjet presidenciale, e -- megjithëse ato u kompromentuan nga mashtrimet - këto zgjedhje përsëri krijuan një qeveri në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Afganistanit.

Â

Megjithatë, sfida të mëdha mbeten. Afganistani nuk ka humbur, por për disa vjet ai ka ecur në drejtimin mbrapa. Nuk ka ndonjë kërcënim të menjëhershëm për rrëzimin e qeverisë, por Talibani ka fituar momentum. Al Kaeda nuk është rishfaqur në Afganistan me të njëjtin numër forcash si përpara 11/9, por ruan bazat e strehimit përgjatë kufirit. Dhe forcat tona nuk e kanë mbështetjen e plotë të nevojshme për të stërvitur efektivisht dhe për t'u bërë partnerë me forcat afgane të sigurisë dhe për të siguruar më mirë popullsinë. Komandanti ynë i ri në Afganistan -- gjenerali McChrystal -- ka raportuar se situata e sigurisë është më serioze se sa pritej. Shkurt: status quo-ja nuk mund të vazhdojë më tepër.

Â

Si kadetë, ju keni dalë vullnetarë për të shërbyer në këto kohëra të rrezikshme. Disa prej jush kanë luftuar në Afganistan. Disa prej jush do të dislokohen atje. Si Kryekomandanti juaj, unë ju kam borxh një mision të përcaktuar qartë dhe të denjë për shërbimin tuaj. Për këtë arsye, pas përfundimit të votimeve në Afganistan, unë këmbëngula për një shqyrtim tërësor të strategjisë sonë. Tani, më lejoni të shpjegohem qartë: mua nuk më është paraqitur kurrë një opsion që të kërkonte dislokim trupash përpara 2010, prandaj dhe nuk ka pasur vonesa ose refuzime të burimeve të nevojshme për luftën gjatë kësaj periudhe shqyrtimi. Në të kundërt, shqyrtimi më ka dhënë mundësinë të bëj pyetje të vështira dhe të eksploroj të gjitha opsionet e ndryshme së bashku me ekipin tim të sigurisë kombëtare, udhëheqjen tonë ushtarake dhe civile në Afganistan si dhe partnerët tanë kryesorë. Dhe duke marrë parasysh rreziqet, unë bëra atë që duhej bërë si për popullin amerikan ashtu dhe për trupat tona.

Â

Ky shqyrtim tani është i plotë. Dhe si Kryekomandant, unë kam vendosur se është në interesin jetësor të kombit tonë të dërgojmë 30.000 trupa të tjera amerikane në Afganistan. Pas 18 muajsh, trupat tanë do të fillojnë të kthehen në atdhe. Këto janë burimet që na nevojiten për të kapur iniciativën, ndërkohë që do të ndërtojmë kapacitetet afgane që do të bëjnë të mundur një largim me përgjegjësi i forcave tona nga Afganistani.

Â

Unë nuk e marr këtë vendim me lehtësi. Unë e kundërshtova luftën në Irak sepse besoj se ne duhet të jemi të kufizuar në përdorimin e forcës ushtarake dhe gjithmonë duhet të marrim parasysh pasojat afatgjata të veprimeve tona. Ne kemi qënë tetë vjet në luftë, me kosto jashtëzakonisht të madhe në jetë njerëzish dhe burimesh. Vitet e debateve për Irakun dhe terrorizmin e kanë thërmuar unitetin tonë për sigurinë kombëtare dhe kanë krijuar një sfond tepër të polarizuar e partizan në lidhje me këtë përpjekje. Dhe ndërsa populli amerikan po vuan krizën më të rëndë ekonomike qysh prej Depresionit të Madh, me të drejtë ai është fokusuar në rindërtimin e ekonomisë sonë dhe krijimin e vendeve të punës këtu në vend.

Â

Mbi të gjitha, unë jam i ndërgjegjshëm se ky vendim kërkon shumë më tepër nga ju -- sepse ushtarakët, me gjitha familjet e tyre, kanë mbajtur tashmë peshën më të rëndë të të gjitha të tjerave. Si President, unë kam nënshkruar një letër ngushëllimi për familjen e çdo amerikani që kanë dhënë jetën në këto luftëra. Unë kam lexuar letrat e prindërve dhe bashkëshortëve të të dislokuarve. Unë kam vizituar ushtarakët trima të plagosur në spitalin Walter Reed. Unë kam shkuar në Dover për të pritur arkivolet të mbuluar me flamur të 18 amerikanëve që ktheheshin në atdhe për në shtëpinë e tyre të fundit. Unë e shikoj drejtpërdrejt çmimin e tmerrshme të luftës. Në rast se nuk do të mendoja që siguria e Shteteve të Bashkuara dhe qetësia e popullit amerikan ishin në rrezik në Afganistan, unë me kënaqësi do të urdhëroja që trupat tona, deri në ushtarin e fundit, te ktheheshin në shtëpi qysh nesër.

Â

Pra, jo, unë nuk e marr këtë vendim me lehtësi. Unë e marr këtë vendim sepse jam i bindur se siguria jonë është në rrezik në Afganistan dhe Pakistan. Aty është epiqendra e ekstremizmit të dhunshëm të praktikuar nga al Kaeda. Prej aty ne u sulmuam më 11/9; dhe prej aty po komplotohen sulme të reja edhe tani që po flas. Ky nuk është një rrezik i pafrutshëm; një kërcënim hipotetik. Vetëm në pak muajt e fundit, ne kemi kapur ekstremistë brenda kufijve tanë që ishin dërguar këtu nga rajoni kufitar midis Afganistanit dhe Pakistanit për të kryer akte të reja terroriste. Dhe ky rrezik do të rritet në rast se rajoni bën prapa dhe al Kaeda lihet të veprojë pa u ndëshkuar. Ne duhet të vazhdojmë presionin kundër al Kaedës dhe për këtë, duhet të rrisim stabilitetin dhe kapacitetet e partnerëve tanë në rajon.

Â

Sigurisht, kjo peshë nuk na bie ta mbajmë vetëm ne mbi shpatulla. Kjo nuk është një luftë vetëm e Amerikës. Qysh prej 11/9, bazat e strehimit të al Kaedës kanë qenë burim sulmesh kundër Londrës, Amanit dhe Balit. Popujt dhe qeveritë e Afganistanit dhe Pakistanit janë në rrezik. Dhe rreziqet janë ende më të mëdha brenda Pakistanit të armatosur me armë bërthamore, sepse ne e dimë që al Kaeda dhe ekstremistët e tjerë kërkojnë armë të tilla dhe ne kemi arsye të fortë të besojmë se ata do t'i përdorin ato.

Â

Këto fakte na detyrojnë të veprojmë krahas miqve dhe aleatëve tanë. Qëllimi ynë gjithëpërfshirës mbetet i njëjtë: pengimi, shpërbërja dhe shkatërrimi i al Kaedës në Afganistan dhe Pakistan dhe të mos lejojmë aftësinë e tyre të kërcënojnë Amerikën dhe aleatët tanë në të ardhmen.

Â

Për të arritur këtë qëllim, ne do të ndjekim objektivat e mëposhtëm brenda Afganistanit. Ne nuk duhet të lejojmë që al Kaeda të ketë një bazë strehimi. Ne duhet të kthejmë mbrapa hovin e Talibanit dhe të mos lejojmë qa të ketë mundësi të përmbysë qeverinë. Dhe ne duhet të forcojmë aftësitë e forcave të sigurisë dhe të qeverisë afgane me qëllim që ata të marrin përgjegjësinë për të ardhmen e Afganistanit.

Â

Ne do t'i arrijmë këto objektiva në tri mënyra. Së pari, ne do të ndjekim një strategji ushtarake që do të thyejë hovin e Talibanit dhe do të rrisë kapacitetet e Afganistanit gjatë 18 muajve të ardhëm.

Â

30.000 trupat shtesë që po shpall sonte, do të dislokohen në gjysmën e parë të vitit 2010 - ritmi më i shpejtë i mundshëm -- me qëllim që ata të piketojnë rebelimin dhe të sigurojnë qendrat e populluara kryesore. Ata do të rrisin aftësinë tonë për të stërvitur forcat afgane të sigurisë që të jenë kompetente dhe për t'u bërë partnerë me ta me qëllim që më shumë afganë të angazhohen në luftë. Dhe ata do të ndihmojnë për krijimin e kushteve që Shtetet e Bashkuara t'ua transferojnë përgjegjësinë afganëve.

Â

Meqenëse kjo është një përpjekje ndërkombëtare, unë kam kërkuar që angazhimit tonë t'i bashkohet edhe kontributi i aleatëve tanë. Disa kanë dhënë tashmë trupa të tjera shtesë dhe ne kemi besim se do të ketë edhe kontribute të tjera në ditët dhe javët që do të vijnë. Miqtë tanë kanë luftuar, kanë derdhur gjak, e kanë vdekur në krahun tonë në Afganistan. Dhe tani, ne duhet të bashkohemi për t'i dhënë fund kësaj lufte me sukses. Sepse ajo që është në rrezik nuk është një provë e thjeshtë e besueshmërisë së NATO-s-- ajo që është në rrezik është siguria e aleatëve tanë dhe siguria e përbashkët e botës.

Â

Të marra së bashku, këto trupa shtesë amerikane dhe ndërkombëtare do të na japin mundësinë të përshpejtojmë dorëzimin e përgjegjësisë forcave afgane dhe do të na lejojnë të fillojmë transferimin e forcave tona nga Afganistani në korriku të vitit 2011. Ashtu sikurse kemi vepruar në Irak, ne do ta kryejmë këtë transferim me përgjegjësi, duke marrë parasysh kushtet në terren. Ne do të vazhdojmë të këshillojmë dhe ndihmojmë forcat e sigurisë së Afganistanit për t'u siguruar që ata do të jenë të suksesshëm në të ardhmen. Por do të jetë qartë për qeverinë afgane -- e çka është më e rëndësishme për popullin afgan -- se në fund të fundit ata do të jenë përgjegjës për vendin e tyre.Â

Â

Së dyti, ne do të punojmë me partnerët tanë, Kombet e Bashkuara dhe popullin afgan për të ndjekur një strategji civile më efektive, me qëllim që qeveria të përfitojë nga përmirësimi i sigurisë.

Â

Kjo përpjekje duhet të bazohet në performancën. Ditëve kur sigurohej çeku i bardhë u ka ardhur fundi. Fjalimi i inaugurimit të Presidentit Karzai dërgoi mesazhin e duhur për një lëvizje në një drejtim të ri. E duke ecur përpara, ne do ta bëjmë të qartë se çfarë duhet të presim nga ata që marrin ndihmën tonë. Ne do të mbështesin ministrat afganë, guvernatorët si dhe udhëheqësit lokalë që punojnë për popullin dhe luftojnë korrupsionin. Ne presim që ata që janë të paaftë ose të korruptuar të vihen para përgjegjësisë. Dhe ne do ta përqendrojmë ndihmën tonë në fusha -- si bujqësia -- të cilat mund të sjellin një përmirësim të menjëhershëm në jetën e popullit afgan.Â

Â

Populli i Afganistanit ka duruar dhunën për dekada. Ata janë përballur me pushtimin -- nga Bashkimi Sovjetik dhe pastaj nga luftëtarët e huaj të al Kaedës të cilët e kanë përdorur tokën afgane për qëllimet e tyre. Prandaj sonte, dua që populli afgan ta kuptojë -- Amerika kërkon t'i jepet fund kësaj epoke të luftës dhe vuajtjeve. Ne nuk kemi interes të pushtojmë vendin tuaj. Ne do të mbështesim përpjekjet e qeverisë afgane për t'u hapur dyert atyre talibanëve që heqin dorë nga dhuna dhe respektojnë të drejtat e njeriut të bashkëqytetarëve të vet. Dhe ne do të kërkojmë partneritet me Afganistanin të bazuar në respektin reciprok -- për të izoluar ata që shkatërrojnë; për të forcuar atë që ndërtojnë; për të përshpejtuar ditën kur trupat tona të largohen; dhe për të kalitur një miqësi të qëndrueshme, ku Amerika është partneri juaj dhe kurrë padroni juaj.

Â

Së treti, ne do të veprojmë me vetëdije të plotë se suksesi ynë në Afganistan është i lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me partneritetin tonë me Pakistanin.

Â

Ne jemi në Afganistan për të ndalur përhapjen e kancerit përsëri në të gjithë vendin. Por i njëjti kancer ka hedhur rrënjë edhe në rajonin kufitar me Pakistanin. Prandaj na duhet një strategji që funksionon në të dy anët e kufirit.

Â

Në të kaluarën, ka pasur në Pakistan nga ata që debatonin se lufta kundër ekstremizmit nuk ishte lufta e tyre dhe se Pakistani do të jetë më mirë në se do të bënte pak ose do të përpiqej të përshtatej me ata që përdorin dhunën. Por në vitet e fundit, kur janë vrarë të pafajshëm nga Karaçi në Islamabad, është bërë e qartë se është populli i Pakistanit ai që rrezikohet më shumë nga ekstremizmi. Opinioni publik ka ndryshuar. Ushtria pakistaneze ka bërë një ofensivë në Suat dhe Vaziristanin Jugor. Dhe nuk ka pikë dyshimi se Shtetet e Bashkuara dhe Pakistani kanë një armik të përbashkët.

Â

Në të kaluarën, shumë shpesh ne e përcaktonim miqësinë tonë me Pakistanin në mënyrë të ngushtë. Ato ditë kanë marrë fund. Duke shkuar përpara, ne angazhohemi të forcojmë partneritetin me Pakistanin të ndërtuar mbi themelin e interesave reciproke, respektit reciprok dhe mirëbesimit reciprok. Ne do të forcojmë aftësinë e Pakistanit për të piketuar ato grupe që kërcënojnë vendet tona, dhe e kemi bërë të qartë se ne nuk mund të tolerojmë baza strehimi për terroristët vendndodhja e të cilëve dihet dhe qëllimet e të cilëve janë të qarta. Amerika po jep edhe burime thelbësore për të mbështetur demokracinë dhe zhvillimin e Pakistanit. Ne jemi mbështetësi më i madh ndërkombëtar për ata që janë zhvendosur nga luftimet në Pakistan. E duke shkuar përpara, populli i Pakistanit duhet të dijë se Amerika do të mbetet mbështetëse e fuqishme e sigurisë dhe prosperitetit të Pakistanit edhe për shumë kohë pasi të kenë pushuar armët, me qëllim që të shpërthejë potenciali i madh i popullit të tij.

Â

Këto janë tre elementët thelbësorë të strategjisë sonë: një përpjekje ushtarake për të krijuar kushtet për tranzicionin; një rritje e burimeve civile që riforcon aksionin pozitiv; dhe një partneritet efektiv me Pakistanin.

Â

Jam i ndërgjegjshëm se ekzistojnë një sërë shqetësimesh në lidhje me përpjekjet tona. Prandaj më lejoni që shkurtimisht të diskutoj disa nga argumentet kryesore që kam dëgjuar dhe të cilat i kam marrë shumë seriozisht.

Â

Së pari, ka nga ata që sugjerojnë se Afganistani është një Vietnam tjetër. Ata argumentojnë se Afganistani nuk mund të stabilizohet dhe se do të ishte më mirë për ne të ndërprisnim humbjet dhe të tërhiqeshim me shpejtësi. Unë besoj se ky argument mbështetet në leximin mbrapsht të historisë. Ndryshe nga Vietnami, ne jemi të bashkuar me një koalicion të gjerë prej 43 vendesh që njeh legjitimitetin e veprimit tonë. Ndryshe nga Vietnami, ne nuk përballemi me një kryengritje popullore me bazë të gjerë. Dhe çka është më e rëndësishme, ndryshe nga Vietnami, populli amerikan u sulmua egërsisht nga Afganistani dhe mbetet në objektivin e të njëjtëve ekstremistë të cilët po komplotojnë përgjatë kufirit të tij. Braktisja e kësaj zone tani -- dhe mbështetja vetëm në goditjet kundër al Kaedës nga distanca -- do të pengonte në mënyrë të ndjeshme aftësinë tonë për të vazhduar presionet kundër al Kaedës dhe do të krijonte rrezikun e papranueshëm të sulmeve të tjera kundër atdheut tonë dhe aleatëve tanë.

Â

Së dyti, ka nga ata që pranojnë se ne nuk mund të largohemi nga Afganistani në këtë situatë, por sugjerojnë që të ecim përpara me trupat që kemi. Por kjo vetëm do të ruante një status quo ku do të na ngatërroheshin këmbët dhe që do të lejonte përkeqësimin e ngadalshëm të kushteve atje. Në fund të fundit do të jetë më e kushtueshme dhe do të zgjasë qëndrimin tonë në Afganistan, sepse ne kurrë nuk do të mund të krijonim kushtet e nevojshme për të stërvitur forcat afgane të sigurisë dhe për t'ju dhënë atyre hapësirën për të marrë përgjegjësitë.

Â

Së fundi, ka nga ata që kundërshtojnë caktimin e një kuadri kohor për kalimin e përgjegjësisë te afganët. Në të kundërt, ata kërkojnë një përshkallëzim më dramatik e pa kufizuar të përpjekjeve tona të luftës -- përshkallëzim i cili do të na angazhonte në një projekt për ndërtimin e vendit për një dhjetëvjeçar. Unë e hedh poshtë këtë kurs sepse përcakton objektiva përtej asaj çka mund të arrijmë me një kosto të arsyeshme dhe çka na duhet për të siguruar interesat tona. Për më tepër, mungesa e një kuadri kohor për tranzicionin do të na privonte nga sensi i urgjencës në punën me qeverinë afgane. Duhet të bëhet e qartë se afganët duhet të marrin përgjegjësinë për sigurinë e tyre dhe se Amerika nuk ka interes të luftojë një luftë pa fund në Afganistan.

Â

Si President, unë refuzoj të caktoj objektiva që do të shkonin përtej përgjegjësisë sonë, mjeteve tona dhe interesave tona. Dhe më duhet të peshoj të gjitha sfidat me të cilat përballet vendi ynë. Nuk e kam luksin të angazhohem vetëm me një. Dhe i kam në mendje fjalët e Presidentit Ajzenhaur i cili - duke diskutuar sigurinë tonë kombëtare -- ka thënë, "Çdo propozim duhet të peshohet nën dritën e një konsiderate më të gjerë: nevojën për të ruajtur drejtpeshimin e programeve kombëtare".

Â

Në këto vitet e fundit, ne e kemi humbur drejtpeshimin. Ne nuk kemi kuptuar lidhjen midis sigurisë sonë kombëtare dhe ekonomisë sonë. Si pasojë e krizës ekonomike, shumë nga miqtë dhe fqinjët tanë kanë mbetur pa punë dhe po luftojnë për të paguar faturat. Shumë amerikanë janë të shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Ndërkohë konkurrenca brenda ekonomisë globale është bërë edhe më e egër. Prandaj dhe ne nuk mund të injorojmë çmimin e këtyre luftërave.

Â

Në kohën kur unë mora detyrën, kostoja e luftës në Irak dhe Afganistan kishte arritur një trilion dollarë. Në të ardhmen, unë angazhohem t'i trajtoj këto kosto hapur dhe me ndershmëri. Plani ynë i ri në Afganistan ka të ngjarë të kushtojë diku rreth 30 miliard dollarë këtë vit dhe unë do të punoj ngushtësisht me Kongresin për të trajtuar këtë kosto gjatë punës për uljen e deficitit tonë.

Â

Por ndërsa përfundojmë luftën në Irak dhe kalimin e përgjegjësisë afganëve, ne duhet të rindërtojmë fuqinë e vendit tonë. Prosperiteti ynë siguron themelet e fuqisëstonë. Ai paguan për ushtrinë tonë. Ai financon diplomacinë tonë. Ai është matësi i potencialit të popullit tonë dhe lejon investimet në industrinë e re. Dhe do të na lejojë të konkurrojmë në këtë shekull me po atë sukses që kemi konkurruar edhe në të kaluarën. Kjo është arsyeja pse angazhimi i trupave tanë në Afganistan nuk mund të jetë pa afat -- sepse kombi për të cilin jam më tepër i interesuar të ndërtohet, është ky i yni.

Â

Tani, më lejoni të shpjegohem qartë: asnjë nga këto nuk do të jetë e lehtë. Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm nuk do të përfundojë shpejt, ajo shtrihet përtej Afganistanit dhe Pakistanit. Ajo do të jetë një provë qëndrese e shoqërisë sonë të lirë dhe e rolit tonë udhëheqës në botë. Dhe ndryshe nga konfliktet e fuqive të mëdha dhe vijave të qarta të demarkacionit që përcaktuan shekullin e 20-të, përpjekjet tona do të përqendrohen në rajonet konfliktuale, shtetet e dështuar dhe armiq të fshehtë.

Â

Si rezultat, Amerika duhet të tregojë forcën tonë në mënyrë të tillë që ne t'u japim fund luftërave dhe të parandalojmë konfliktet -- dhe jo vetëm si bëjmë luftë. Ne duhet të tregohemi mendjemprehtë dhe precizë në përdorimin e forcës ushtarake. Aty ku al Kaeda dhe aleatët e saj përpiqen të futin këmbët -- qoftë në Somali, Jemen, apo ndonjë vend tjetër -- ata duhet të konfrontohen me presionin gjithnjë në rritje dhe me partneritetet e forta.

Â

Dhe ne nuk mund të mbështetemi vetëm në fuqinë ushtarake. Ne duhet të investojmë në sigurinë e atdheut, sepse ne nuk mund të kapim apo vrasim të gjithë ekstremistët e dhunshëm jashtë vendit. Ne na duhet të përmirësojmë dhe koordinojmë më mirë inteligjencën, për të qëndruar një hap përpara rrjeteve të dyshimta.

Â

Ne duhet të eliminojmë mjetet e shkatërrimit në masë. Për këtë qëllim unë e kam bërë një nga shtyllat kryesore të politikës sime të jashtme sigurimin e materialeve bërthamore të pasiguruara mirë që të mos bien në dorë të terroristëve, ndaljen e përhapjes së armëve bërthamore dhe ndjekjen e qëllimit për një botë pa to -- sepse çdo vend duhet të kuptojnë se siguria e vërtetë nuk do të vijë kurrë nga një garë pa fund për sa më shumë armë shkatërrimtare; siguria e vërtetë do të vijë për ata që i mohojnë ato.

Â

Ne na duhet të përdorim diplomacinë, sepse asnjë shtet nuk mund të përballet me sfidat e një botë të ndërlidhur duke vepruar i vetëm. Këtë vit e kam kaluar duke ripërtëritur aleancat tona dhe duke krijuar partneritete të reja. Ne kemi farkëtuar një fillim të ri midis Amerikës dhe botës myslimane -- një fillim që njeh interesat tona të përbashkëta në thyerjen e një cikli konfliktesh dhe që premton një të ardhme në të cilën ata që vrasin të pafajshmit izolohen nga ata që mbështesin paqen, prosperitetin dhe dinjitetin njerëzor.

Â

Dhe së fundi, ne duhet të marrin forcë nga vlerat tona -- sepse sfidat me të cilat përballemi mund të kenë ndryshuar, por gjërat në të cilat besojmë nuk duhet të ndryshojnë. Prandaj dhe ne duhet të promovojmë vlerat tona duke i jetuar ato në vendin tonë -- prandaj dhe e ndalova torturën dhe do të mbyll burgun në Gjirin e Guantanamos. Dhe duhet t'ia bëjmë të qartë çdo burri, gruaje e fëmije në të gjithë botën që jeton nën renë e zezë të tiranisë se Amerika do të ngrejë zërin në emër të të drejtave të tyre njerëzore, dhe do të përkujdeset për dritën e lirisë, drejtësisë, oportunitetit dhe respektit për dinjitetin e të gjithë popujve. Kështu jemi ne. Ky është burimi, burimi moral, i autoritetit të Amerikës.

Â

Qysh prej ditëve të Franklin Ruzveltit dhe të punës e sakrificave të gjyshërve e stërgjyshërve tanë, vendi ynë ka mbajtur një peshë të veçantë të problemeve të botës. Ne kemi derdhur gjakun amerikan në shumë vende e në shumë kontinente. Ne kemi harxhuar të ardhurat tona për të ndihmuar të tjerët të rindërtojnë nga gërmadhat vendet e tyre dhe të zhvillojnë ekonomitë e tyre. Ne jemi bashkuar me të tjerët për të ngritur një arkitekturë institucionesh -- që nga Kombet e Bashkuara e deri te Banka Botërore -- të cilët sjellin sigurinë dhe prosperitetin e përbashkët të qenieve njerëzore.

Â

Ne jo gjithmonë kemi marrë falenderime për këto përpjekje dhe ndonjëherë kemi bërë edhe gabime. Por më shumë se çdo vend tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur sigurinë globale për mbi gjashtë dekada -- një periudhë, që me gjithë problemet, ka parë të rrëzohen mure, të hapen tregje, miliarda të ngrihen nga varfëria, progres shkencor të paparë dhe përparimin e kufijve të lirisë së njeriut.

Â

Sepse ndryshe nga fuqitë e mëdha të së kaluarës, ne nuk kemi kërkuar dominim botëror. Bashkimi ynë u themelua në rezistencën kundër shtypjes. Ne nuk jemi të interesuar të pushtojmë vende të tjera. Ne nuk do të kërkojmë burimet e asnjë kombi tjetër dhe nuk do piketojmë popujt e tjerë sepse feja apo etniciteti i tyre është i ndryshëm nga i yni. Ajo për të cilën kemi luftuar -- ajo për të cilën do të vazhdojmë të luftojmë -- është një e ardhme më e mirë për fëmijët, nipërit e mbesat tona. Dhe ne kemi besimin se jeta e tyre do të jetë më e mirë në se fëmijët, nipërit e mbesat e popujve të tjerë do të mund të rrojnë në liri dhe me dinjitet. (Duartrokitje)

Â

Si vend, ne nuk jemi aq i ri -- e ndoshta jo dhe aq i pafajshëm -- si atëherë kur Ruzvelti ka qenë President. Megjithatë ne përsëri jemi trashëgimtarë të një lufte fisnike për liri. Dhe tani na duhet të mbledhim të gjitha forcat dhe bindjen morale për të përballuar sfidat e një epoke të re.

Â

Në fund, siguria dhe roli ynë udhëheqës nuk vjen vetëm nga forca e armëve. Ajo rrjedh nga populli ynë -- nga punonjësit dhe bizneset që do të rindërtojnë ekonominë tonë; nga sipërmarrësit dhe kërkuesit që do të shpikin industri të reja; nga mësuesit që do të edukojnë fëmijët tanë dhe nga shërbimi i atyre të cilët punojnë në komunitetet tona brenda vendit; nga diplomatët dhe vullnetarët e Korpusit të Paqes që përhapin shpresën jashtë; dhe nga burrat e gratë me uniformë të cilët janë pjesë e një vije të pathyeshme sakrificash që e ka bërë qeverinë e popullit, nga populli dhe për popullin një realitet në këtë Tokë. (Duartrokitje)

Â

Ky numër i madh dhe i larmishëm i qytetarëve nuk do të jetë gjithmonë dakord për çdo çështje - po kështu edhe ne. Por unë e di gjithashtu se ne, si vend, nuk mund të ruajmë rolin tonë udhëheqës dhe nuk mund të lundrojmë mes sfidave e rëndësishme të kohës sonë në rast se do t'ia lejojmë vetes të përçahemi nga i njëjti mllef, cinizëm dhe frymë partiake që kohët e fundit ka helmuar bashkëbisedimin tonë kombëtar.

Â

Është e lehtë të harrohet se kur kjo luftë filloi, ne ishim të bashkuar -- të lidhur së bashku nga një kujtesë e freskët e një sulmi të tmerrshëm, dhe nga vendosmëria për të mbrojtur atdheun tonë dhe vlerat të cilat janë të shtrenjta për ne. Unë nuk e pranoj nocionin se ne nuk mund ta kemi përsëri atë unitet. (Duartrokitje). Unë besoj në çdo qelizë të trupit tim se ne -- si amerikanë -- përsëri mund të mblidhemi së bashku pas një qëllimi të përbashkët. Sepse vlerat tona nuk janë thjesht fjalë të shkruara në pergamen -- ato janë një besim që na bën thirrje të bashkohemi dhe na ka treguar rrugën përmes stuhive më të errëta si një komb, një popull.

Â

Amerikë, ne po kalojmë një kohë të një sprove të madhe. Dhe mesazhi që dërgojmë në mes të këtyre stuhive duhet të jetë i qartë: se kauza tonë është e drejtë, vendosmëria jonë e palëkundur. Ne do të shkojmë përpara me besimin se e drejta na jep forcën dhe me angazhimin për të kalitur një Amerikë më të mbrojtur, një botë më të sigurt dhe të një ardhme që përfaqëson jo frikën tonë më të madhe por shpresat tona më të mëdha.

(*) Fjala drejtuar kombit mbi rrugën që do të ndiqet në Afganistan dhe Pakistan, sot në sallën e Teatrit Ajzenhaur, Akademia Ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Uest Point, Nju Jork

KOMENTE