Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Soares dhe Lenarçiç takohen me Metën: Zgjedhjet shënuan progres të dukshëm
English

Soares dhe Lenarçiç takohen me Metën: Zgjedhjet shënuan progres të dukshëm

Athinë, 2 Dhjetor NOA - Gjatë pjesëmarrjes në Ministerialin e OSBE që po zhvillohet në Athinë, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Ilir Meta zhvilloi një takim të veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE, z. Joao Soares dhe me Drejtorin e ODHIR, z. Janez Lenarçiç.

Soares dhe Lenarçiç shprehën dhe një herë qëndrimin e institucioneve që përfaqësojnë mbi zgjedhjet e 28 qershorit, duke i cilësuar ato si një progres të dukshëm dhe në përputhje me shumicën e standardeve të OSBE/ODHIR.

Nga ana e përfaqësuesve të OSBE u mirëpritën hapat që ka ndërmarrë Qeveria shqiptare për të risjellë Opozitën brenda Institucionit të Parlamentit si dhe u vlerësua gatishmëria e saj për t'i ofruar Opozitës shumicën dhe kryesimin e Komisionit Hetimor Parlamentar si dhe një rol drejtues në proçesin e reformës zgjedhore.

e.r/NOA

KOMENTE