Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BERISHA, PA NJE PLAN PAQEJE PER VENDIN E TIJ
English

BERISHA, PA NJE PLAN PAQEJE PER VENDIN E TIJ

"Në ditën e fundit të afatit që opozita ka vendosur për të pritur një plan për zgjidhjen e krizës nga qeveria shqiptare, gjuha e urrejtjes e drejtuesve të Partisë Demokratike ka kaluar në ekstrem. Në mesditë kryeministri Sali Berisha u përpoq të përdorë planin e ri të presidentit Obama, për t'u shfaqur si mbështetës i NATO-s dhe planit për paqe në Afganistan, ndërkohë që vendi i tij po shkon drejt një krize të rrezikshme politike, për shkak se kryeministri Berisha nuk po arrin dot as standardet e Afganistanit në hapjen e kutive të votimit"

Nga Mero Baze* (Foto: NOA/LSA)

Kur kriza politike në vend po shkon drejt acarimit të skajshëm, kryeministri i vendit u shfaq në mesditë në një konferencë për shtyp, për të dëshmuar mbështetjen e tij ndaj planit të paqes së Presidentit Obama për Afganistanin, dhe dërgimin e rreth 80 trupave të reja shtesë në kuadrin e detyrimeve si vend anëtar i NATO-s.

Shfaqja e tij teatrale dhe përpjekja për t'i dhënë ceremonialitet një gjesti gati detyrues që kemi si vend anëtar i NATO-s, dukej qartë se ishin të projektuara për të dëshmuar prioritetet e tij si kryeministër në raport me detyrimet që ka për zgjidhjen e krizës politike në vend. Zoti Berisha injoroi gati me delir shqetësimet e medies vendase për Planin e tij të Paqes me opozitën në përpjekje për t'u dëshmuar të gjithëve, se prioritet i tij ishte mbështetja ndaj paqes botërore dhe Planit të presidentit Obama.

Kjo kapardisje provinciale e kryeministrit shqiptar, në një kohë që shoqëria e tij është e ndarë, dhe vendi në krizë, bëhet dhe ordinere, kur shikon se ai është gati të përdorë dhe detyrimet protokollare si vend anëtar i NATO-s, për të lakuar emrin e tij krahas shefit të NATO-s apo presidentit të SHBA dhe Sekretares Klinton.

Megallomania e kryeministrit shqiptar, është po ashtu një rekord perëndimor, pasi zoti Berisha duke qenë kryeministri i vendit më të vogël, më të varfër dhe më me probleme për demokracinë, duhet të kishte modestinë e duhur, për t'u dukur si shpëtimtar i Afganistanit, ndërkohë që po bëhet varrmihës i demokracisë në Shqipëri.

As Presidenti Karazai, por sidomos as Presidenti Obama dhe liderët e tjerë perëndimorë të NATO, nuk do t'ia merrnin për të madhe sikur të përshëndeste i fundit ose hiç fare, mjafton të dërgonte ata 80 vetë, nga 30 mijë që do të shtohen gjithsej vetëm nga SHBA në Afganistan. Zotin Berisha, vendet anëtare të NATO-s dhe sidomos SHBA, do ta falënderonte më shumë sikur sot të shpaloste Planin e tij të Paqes për Shqipërinë se sa kompaninë me 80 veta për paqen në Afganistan.

Shqipëria si vend i vogël dhe me plot probleme, nuk ka as mundësi dhe as shans të shkëlqejë në politikën e jashtme, përveç rasteve kur me politikën e brendshme krijon një imazh të mirë në botë. Imazhi që po i krijon Shqipërisë Sali Berisha, është nën standardin e talebanëve, pasi në atë vend, së paku ua hapën kutitë e votimit, pasi opozita kërkoi që ato të rinumëroheshin, kurse zoti Berisha nuk i hap ato.

Duke qenë një vend me standarde demokratike më të këqija se Afganistani, së paku në standardin e zgjedhjeve, modestia e zotit Berisha mund t'i kishte kursyer Shqipërisë dhjetëra anekdoda që tregohen për rolin e saj në paqen botërore, duke qenë vetë një problem ende i pazgjidhur për paqeruajtësit ndërkombëtarë, të cilët e kanë të freskët kohën kur zbarkuan këtu 12 vjet më parë, për të shmangur kaosin pas rënies së pushtetit të Sali Berishës.

Ndaj injorimi i Paqes në vend, me gjeste manipulative në emër të paqes ndërkombëtare, është një taktikë qesharake, dritëshkurtër, që nuk gënjen dot askënd, as perëndimorët, as Presidentin Obama, por kam frikë se as vetë atë që e ka shpikur, Sali Berishën. Pas pak minutash ai do të dalë të flasë për Planin e tij Paqes dhe shpresoj të mos jetë një luftë e re ndaj armiqve të tij opozitarë.

(*) Dërguar nga autori

KOMENTE