Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:14094458:SSL routines:ssl3_read_bytes:tlsv1 unrecognized name in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ermonela Alikaj: Bujtina që më riktheu në skenë
English

Ermonela Alikaj: "Bujtina" që më riktheu në skenë

Nga Milena Selimi

Teatri i Metropolit vazhdon të zhurmojë nga batutat, të qeshurat dhe spektatorët që kërkojnë të shijojnë joshjen, magjinë dhe zgjuarsinë femërore të "Zonjës së bujtinës", Mirandolinës dhelparake, që di sesi të zotërojë çdo situatë dhe ...të fitojë. Edhe pse në shfaqjen e saj të trembëdhjetë, komedia brilante e Carlo Goldonit po josh çdo të enjte, të premte dhe fundjavë artdashësin e Tiranës, duke na treguar se spektatori i kryeqytetit e do teatrin dhe kërkon të shijojë magjinë e një bote tjetër që krijohet në skenë.

Ermonela Alikaj Plasari është njëra nga aktoret e komedisë, që në një dyshe fantastike me Adelina Muçën, na bën të prekemi, të mallëngjehemi dhe të qeshim nga zhurmat dhe bëmat e tyre skenike, përzgjedhur me kujdes nga regjisori Çuli.

Çfarë ndodh në bujtinën e haresë? Ku është kufiri i vendosur në joshjen ndaj seksit tjetër? Kush është në të vërtetë Dejanira? Sa kohë i është dashur aktores të kthehet pas në shekullin e XVIII-të? Flet në këtë intervistë, aktorja, Ermonela Alikaj.

Dejanira, një rol karakteri, që ndihmon personazhin e Mirandolinës në joshjen ndaj seksit tjetër. Sa e rëndësishme ka qenë linja e përballjes femërore në këtë afërsi kundër meshkujve?

Dejanira është një personazh mjaft interesant, por kurrsesi nuk do ta shikoja vetëm, por gjithmonë në çift me Ortensian. Të dyja plotësojnë njëra - tjetrën. Në jetë janë dy aktore komedie që duket se ju shkon mbarë bashkëpunimi dhe futen në bujtinë për të bërë "rrëmujë", lojë dhe për të përfituar sa të munden, duke qenë se jo vetëm e kanë karakter lojën, por ky profesion nuk ju siguron kushedi se çfarë.

Nga ana dramaturgjike do ta shihja aktrim brenda aktrimit, që shpesh here të dyja nxisin aksionin në komedi dhe ndryshum situatash . Ortensia që do të çojë veprimin përpara, kurse Dejanira nuk mund ta çojë dot veprimin për shkak të karakterit të saj të lehtë dhe të sipërfaqshëm që e nxjerr jo rrallë herë shoqen e saj "bllof" shkakton të qeshura dhe situatat që krijohen janë shumë komike.

Në këtë çift njëra është spalë, çon përpara veprimin dhe tjetra, Dejanira e përforcon. Të veshura nën petkun e damave bëhen dhe më qesharake.

Gjithsecila për të përfitur ndonjë gjë operon me mjetet e saj. Kjo i bën rolet sa të ngjashme për sa i përket veprimit artistik në komedi, aq edhe të ndryshme në specifikat e tyre dhe në gdhendjet e personazheve. E parë në një këndvështrim tjetër janë dy, por mund të jenë edhe një përsa i përket qëllimit final.

‘Ortensia dhe Dejanira'…një dyshe e zhurmshme, ndonjëherë edhe si bomba e shfaqjes. Si e ke ruajtur kufirin për të mos tejkaluar joshjen e Mirandolinës? Ku ka qenë kufiri?

Besoj se kufirin e ka parashkruar si fillim i madhi Goldon. Çdo personazh (femër) operon me mjetet e veta, atë që ka pikë më të fortë. Nëse Mirandolina është e zgjuar, e bukur, inteligjente, do t'i shkojë mirë biznesi i vet dhe ia arrin gjithmonë t'ia dalë mbanë.

Dhe kjo vërtetohet sidomos kur arrin të bëjë për vete dhe kalorësin e Ripafrates që nuk do t'i shohë me sy gratë dhe i urren.

Gati-gati është një sfidë e fortë e Mirandolinës për të arritur dhe këtë betejë. Kurse çifti i aktoreve e shikon jetën ndryshe, kanë një tjetër filozofi për jetën dhe Dejanira nuk është e zgjuar si Mirandolina, është e lehtë dhe e sipërfaqshme, prandaj kufiri është i përcaktuar në personazhet (femra) sepse n ëtë vërtetë janë krejt ndryshe dhe skalitja e personazheve, ndryshimi i situatave sjellin aq gaz e hare në komedi.

Si mundet të jeni një dyshe-aktoresh, sa e vështirë është kjo për aktorin?

Është sa e bukur aq edhe e vështirë. Në gjuhën dramaturgjike quhesh çift, do jesh ti vetë që ta skalisësh rolin me specifikën e vet, ta bësh ndryshe nga tjetri edhe pse qëllimin dhe veprimin e kanë të përbashkët.

Dyshja, ose e thënë ndryshe çifti në profesion është i vështirë edhe për një fakt tjetër, se ti je i varur nga tjetri, nuk je i pavarur dhe sidomos duhet të rezonosh në të njëjtën kohë. Është si puna e këngëve polifonike njëri e nis, tjetri ia mban. Prandaj dhe suksesi dhe dështimi është i përbashkët dhe prandaj teatri siç thuhet është magji, është dhe rrezik. Të gjithë elementët duhet të lidhen dhe pastaj të ngjizen fort me njëri- tjetrin.

Çfarë ke mësuar nga Goldoni dhe "E Zonja e Bujtinës"? Ka pasur komedia edhe një mesazh për ty si Ermonelë?

Patjetër që ka pasur. Një marrëdhënie aq komplekse, e hershme sa vetë jeta marrëdhënia burrë-grua që është baza jetësore, qeliza e shoqërisë që ka çuar dhe çon përpara zhvillimin e jetës. Por e pjesa ime e preferuar është kur flitet për fuqinë e seksit femër, që ia arrin gjithmonë t'ia dalë mbanë, që mashkulli minimizohet fare përpara fenomenit "femër". Pa femrën jeta nuk do kishte kuptim, jeta nuk do kishte riprodhim, a nuk është vërtetë fuqi?... Gati-gati ortek, promotor që çon përpara shoqërinë njerëzore dhe për këtë jam e lumtur dhe krenare që jam femër.

Sa e bukur ishte të ktheheshe në kohë, në shekullin e XVIII-të? Vështirësi?

Sigurisht që nuk është e lehtë. Ajo vjen gradualisht gjatë punës në vazhdimësi, nga ajo që ti ndërton në kokë, qëkur e ke lexuar personazhin. Gjithsesi për Dejanirën ishte më e thjeshtë se shtiret si damë, që në të vërtetë nuk është. Pastaj s'duhet harruar, se mjafton të duash diçka ndryshe, të jesh skrupuloz për atë që ti do të ndërtosh, nuk mungon literatura e kohës, interneti televizioni, mjafton ta duash atë gjë dhe çdo gjë ta bësh me pasion.

Sa ke punuar me plastikën, gjestikulacionin…a je për një teatër jo vetëm të fjalës, por edhe të lëvizjes?

Teatri i vërtetë është magji, profesionalizëm, performancë, spektakël dhe duhet t'i ketë të gjithë elementët brenda, që tek pantomima, plastika aktoriale, fjala, mjeshtëria e aktorit, elementët muzikorë, etj. Sa më e pasur të jetë me këta elementë, aq më atraktive është për publikun, dhe sjell gjithmonë diçka të re për të qenë i freskët dhe njëkohësisht "trendy", dhe mendoj që kjo shfaqje i ka të gjithë këto elementë.

Hervin Çuli u shpreh në konferencë për shtyp.. se Ermonela mund të quhet aktorja më e re e grupit të tij, por e ‘rizbuluar' tashmë…çfarë të ka mbajtur larg teatrit në këto vite? Çfarë ndodhi që u afrove?

Kam punuar dhe në shfaqje të tjera, por kësaj radhe kisha një shkëputje të gjatë prej 10 vjetësh. Besoj se larg nga teatri më kanë mbajtur kushtet në të cilat jam ndodhur, ndoshta dhe për mos kontaktimet e vazhdueshme me regjisorët dhe producentët. Gjithsesi besimin e vazhdueshëm që më ka dhënë regjisori Hervin Çuli, sidomos këmbëngulja e tij për të futur element plus në rastin konkret (violin), për të pasuruar rolin tim besoj se e ka bërë më interesant personazhin e Dejanirës dhe për këtë gjej rastin ta falënderoj shumë.

Si ndihesh në skenë nga prezenca e Fatos Selës dhe të gjithë grupit të aktorëve?

Jam ndjerë shumë mirë. Kemi qenë një grup i shkëlqyer pune. Çifti i aktoreve të komedisë, Dejanira dhe Ortensia, nëse kanë qenë të suksesshme, ka qenë edhe për faktin se kanë gjetur gjuhën dhe jashtë skenës dhe natyrisht miqësia reflektohet më së miri dhe në punë. Të gjithë me një dëshirë dhe pasion për të arritur maksimumin nga vetja që të kishim një përfundim sa më të mirë. Përsa i përket aktorit të madh Fatos Sela, është njëkohësisht dhe një njeri i jashtëzakonshëm . Besoj se nga ky njeri ne kemi mësuar shumë. Fatos Sela është nga ata artistë ku nuk lodhesh gjithë ditën të flasësh për të, ku shpeshherë fjala nuk zë vendin dhe rëndësinë e duhur përpara këtij njeriu të mrekullueshëm dhe personaliteti të fuqishëm. Kam qenë e egzaltuar që kam punuar me të. Faleminderit Fatos!

Kur një shfaqje mund të quhet e mirë..a ke ti një matës për të? Si e kupton?

Parametrat janë të shumtë. Një fakt, numri rekord i spektatorit. Është shumë bukur kur në shfaqjen e trembëdhjetë salla është plot, kur njerëzit dalin të kënaqur duke komentuar shfaqjen. Por edhe urimet e përzemërta nga kolegët dhe pedagogët, por edhe shkrimet në gazeta. Nuk janë këto disa parametra?

Batuta që të pëlqen më shumë nga shfaqja..të kujtohet..mund ta thuash?

Kur konti thotë: "Nuk më pëlqen të merrem me aktoresha, ju i jepeni të parit që keni interes…

Dhe më pëlqen shumë përgjigja e Ortensias: "Nuk është më mirë kështu zotëri. Në këtë mënyrë nuk përjetësohen miqësitë dhe njerëzit nuk lëndohen".

Teatri i Metropolit, teatri më i ri në kryeqytet..sa profesional, i përgjegjshëm, mbështetës ka qenë në këtë shfaqje?

Një dritare tjetër për artistët, për të gjithë ata që kanë pasionin e madh që të gjallërojnë jetën e kryeqytetit. Do doja të falenderoja drejtorin Kiço Londo për punën kolosale dhe për ngritjen e këtij institucioni dhe për njerëzit që punojnë rreth tij, që na janë përgjigjur për çdo gjë që na është dashur, duke kuruar detajet e vogla që nga fustanet e deri te paruket e çdo lloj rifiniture që ne kishim nevojë.

Do të doja t'i falënderoja të gjithë: Asistenten, piktoren, skenografen, gardërobën, grimieren, grith prapavijën për gatishmërinë dhe për përgjegjshmërinë e lartë në punë. Vërtet jam gjendur shumë mirë.

m.s/NOA

KOMENTE