Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Minarolli: Drejtuesit e PS në Athinë kritikuan protestën e emigrantëve
English

Minarolli: Drejtuesit e PS në Athinë kritikuan protestën e emigrantëve

Ambasadori shqiptar në Greqi komenton protestën e PS në Athinë dhe citon qëndrimin e degës socialiste

Athinë, 3 Dhjetor NOA - Ambasadori i Shqipërisë në Greqi Vili Minarolli, përmes një deklarate që solli pranë redaksisë së agjencisë NOA, flet mbi protestën e emigrantëve shqiptarë pranë godinës në Athinë ku zhvillohej mbledhja e radhës së OSBE.

Më 1 dhjetor 2009, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta mori pjesë në Konferencën e Ministrave të Jashtëm të vendeve të OSBE-së në Athinë.

Në takimet me drejtuesit më të lartë të OSBE-së dhe me kolegë nga vende të ndryshme u shprehën vlerësime për arritjet e qeverisë shqiptare në drejtim të proceseve integruese, por duke përmendur edhe arritjet në fushën ekonomike.

Meta mori urimet për Rezolutën e PE, për vlerësimet nga KE dhe vlerësime të veçanta për konkluzionet e OSBE-së në lidhje me standardet më të larta në zgjedhjet e fundit.

Ish-kryetar i PD-së së Tiranës, Minarolli thotë se askush nuk pa apo dëgjoi për protestë të emigrantëve dhe shtoi se shprehte habinë për faktin se dje më 2 dhjetor shtypi shqiptar, fliste për një protestë të madhe përpara hyrjes ku bëhej konferenca, nga PS e Athinës dhe emigrantët, për "votën e vjedhur".

Minarolli thotë se pas kësaj pyeti disa drejtues të PS në Athinë dhe tha se "ata më informuan se gjithçka ishte sajesë e tre deputetëve të PS që kishin organizuar një "shfaqje të turpshme" të disa dhjetëra emigrantëve vetëm e vetëm që të mashtronin publikun në Shqipëri".

"Pjesëmarrësit ishin edhe socialistë, por shumica klientë të një klubi në OMONIA që i kishin marrë me dy autobusë. PS e Athinës, partnere e PASOK-ut ishte distancuar nga ky inskenim dhe për këtë i kishin drejtuar edhe një deklaratë me shkrim departamentit me jashtë të PASOK-ut, me të cilin mbajnë kontakte të vazhdueshme", - citoi sërish Minarolli.

"Po ashtu më thanë se edhe nga ana e tyre partnerët partiakë kërkuan sqarime tek PS e Athinës se përse në media ishte përmendur që "protesta" ishte bërë në bashkëpunim me strukturat e PASOK-ut".

Po ashtu, - vijoi Minarolli, - gjatë ditës kam marrë disa telefonata nga drejtues të PS në qytete të ndryshme të Greqisë ku më thonin se distancoheshin nga këto "protesta" që nuk i shërbejnë as vendit dhe as atyre si emigrantë.

"Me shkrim në ambasadë u paraqit nga një grup emigrantësh, ndërmjet tyre edhe socialistë një peticion të firmosur nga më shumë se dyfishi i atyre që ishin në atë "shfaqje" ku i bëjnë thirrje PS të heqë dorë nga bojkoti i Parlamentit, etj., të cilin do e dërgoj të plotë", - vijon Minarolli.

Në këtë pikë, ambasadori ynë ka komentuar se "është vepër antikombëtare t'i përdorësh emigrantët si fasadë dhe të shpërdorosh dëshirën e tyre për të milituar në një forcë të caktuar politike, për arritje të qëllimeve politike të forcave politike në Shqipëri".

Në përfundim, Minarolli bën një thirrje në drejtim të politikës shqiptare në tërësi.

Fillimisht ai vë në dukje faktin se emgirantët, po t'u jepet të gjithëve mundësia të votojnë do ta shprehin bindjen e tyre me votën e tyre.

"Partitë politike në Shqipëri, në qoftë se duan t'i ndihmojnë emigrantët në Greqi dhe kudo në botë, le të hartojnë ligje edhe për të mirën e tyre. Jeta e tyre në vende demokratike, u ka mësuar shumë dhe ata s'mund të përdoren si rezervate votash nga partitë në Shqipëri, apo si sponsorë për të mbuluar shpenzimet për vakancat e "udhëheqësve", që gjoja vinë për t'u qarë hallet. Ata duan ta shohin vendin e tyre si vendet ku jetojnë që një ditë të kthehen krenarë, duan që në Shqipëri të funksionojë demokracia si në vendet ku jetojnë që i munduri të njohë rezultatin në zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe fitimtari të respektojë opozitën. Duan që së bashku pozita dhe opozita të punojnë së bashku në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Pushtetin Lokal për të mirën e vendit dhe të popullit", - përfundon deklarata e ambasadorit Vili Minarolli.

/n.s/e.l/NOA/

KOMENTE