English

Qeveria miraton ngritjen e Institutit të Studimeve Evropiane në universitetin e Tiranës

Tiranë, 3 dhjetor NOA - Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për ngritjen e Institutit të Studimeve Evropiane në universitetin e Tiranës.

Kryeministri Berisha e konsideroi këtë një vendim të domosdoshëm, me një rol të rëndësishëm në përgatitjen dhe kualifikimin e ekspertëve shqiptarë në fushën e integrimit evropian.

"Kjo përbën një arritje të madhe në përpjekjen tonë në përgatitjen dhe kualifikimin e specialistëve, ekspertëve ët nevojshëm, që t'i përgjigjen me eficencë të plotë, zotësi e kompetencë problematikës universale që del nga procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Modeli që kemi përzgjedhur është modeli i adaptuar nga Spanja dhe i sugjeruar po nga Spanja që merr kryesinë e radhës së BE-së," u shpreh kryeministri.

Instituti do të funksionojë si një qendër ndëruniversitare, i cili do të asistohet edhe nga institutet analoge të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

"Para ngritjes së këtij Instituti, çështjet evropiane dhe të integrimit trajtoheshin, nga disa katedra dhe institucione universitare të vendit. Tani do të bëhet një përqendrim i të gjitha lëndëve, katedrave dhe departamenteve në një institut, që, në fakt, është një lloj qendre ndëruniversitare dhe do të ketë bashkëpunim intensiv ndërkombëtar, do të ndihmohet nga institutet analoge të vendeve anëtare të BE-së dhe do të luajë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në procesin e përgatitjes dhe kualifikimit të ekspertëve tanë në fushën e integrimit në BE" tha mw tej Berisha.

k.k/NOA

Â

KOMENTE