Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sulm një tjetër banke në Athinë, incidentet me maska tronditin sërish shtetin fqinj
English

Sulm një tjetër banke në Athinë, incidentet me maska tronditin sërish shtetin fqinj

Athinë, 3 dhjetor, NOA - Kryeqytetit grek i është prishur sërish qetësia nga një sulm i realizuar në mesnatë kur një bombe ka shpërthyer përpara hyrjes së një filiali të "Bankës së mijëvjeçarit".

E ndodhur në periferi të Athinës, për fat, kjo bankë ka pësuar vetëm dëme materiale dhe mësohet se nuk ka patur të lënduar prej sulmit.

Policia greke raporton se kanë qenë grup personash me maska të cilët e kanë kryer një akt të tillë.

Ndërkaq, ditën e djeshme sulme të tilla u realizuan edhe në disa supermerkato dhe instituteve të kredive në Athinë.

Duket se lëvizjet anarkiste janë sërish në qendër të këtyre sulmeve, duke risjellë në vëmendje sërish trazirat e disa muajve më parë që tronditën shtetin fqinj, nga të cilat u detyrua të japë dorëheqjen edhe ish-kryeminisri Karamalis e vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

Protestat masive dhe sulmet e rebelëve nisën një vit më parë kur policia goditi për vdekje një adoleshent.

n.e/NOA

KOMENTE