Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zëdhënësja e PD-së bën publike një tjetër dëshmi nga divorci i Ramës me gruan
English

Zëdhënësja e PD-së bën publike një tjetër dëshmi nga divorci i Ramës me gruan

Tiranë, 3 dhjetor NOA - Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku ka vijuar me akuzat personale ndaj kreut të PS-së Edi Rama.

"Dje ju informuam me pjesën e parë të sagmës që Edvin Rama i ka bërë familjes së tij. Sot po ju informojmë me pjesën e dytë kësaj sagme duke iu referuar sërish shtypit të shkruar.

Sot mediat publikuan pjesën tjetër të process-verbalit të mbajtur në procesin gjyqësor të divorcit të Kryetarit të Partisë Socialiste Edvin Rama me bashkëshorten e tij të parë. Sot shtypi na njohu me akuzat monstruoze që ky zotëri ka bërë në adresë të ish bashkëshortes së tij dhe të atit të tij" tha Mëhilli.

Ajo ka lexuar para gazetarëve një pjesë tjetër të proces verbalit origjinal të publikuar.

"I pandehuri pretendon se ai nuk lind fëmijë për arsye mjekësore dhe nuk dhe nuk ka pranuar të quhet fëmija i tij. Megjithatë i pandehuri nuk ka pranuar ekzaminime laboratorike, kështu që çështja e atësisë së fëmijës nuk është në dyshim.

Paditësja thotë se ai e ka akuzuar se gjatë verës së kaluar ka shkuar me pushime në Vlorë e vetme, e shoqëruar nga prindërit e tij, Kristaqi dhe Aneta.

Kjo kohë sipas tij  (pra Edvin Ramës) koeçidon me periudhën e shtatzënisë."

Gjykata ka marrë si provë edhe grupin e gjakut të të birit, i cili rezulton që të ketë pasur të njëjtin grup gjaku me atë të Ramës. Por edhe kjo provë e sjellë nga Gjykata nuk e ka bindur Ramën që të pranojë atësinë e fëmijës. E gjitha kjo sipas proces verbalit të mbajtur në gjykatë" tha më tej Mehilli.

"Qytetarë dhe qytetare ja pra kush është Edvin Rama, përbindëshi i vlerave familjare.

 Këto fakte të rënda nuk janë sajesa të Partisë Demokratike por janë e vërteta lakuriqe dhe e shëmtuar, protagonisti i vetëm i së cilës është Edvin Kristaq Rama, Kryetari aktual i Partisë Socialiste, i njohur sot ndryshe me emrin Edi Rama për të cilat nuk ka gjethe fiku as papagej e lakej që ai mund të përdor për ti mbuluar ato.

 Ky njëri nuk mund të ketë më shumë përzemër votën e lirë të shqiptarëve, vizat e shqiptarëve, integrimin e shqiptarëve të ardhmen evropiane të shqiptarëve të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve më shumë seç ka pasur përzemër fatin e fëmijës së tij, nderin e babait dhe familjes së tij" përfundoi Mëhilli.

k.k/NOA

Â

KOMENTE