Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bode: Protestat e bashkive të dështuar, qeveria dyfishoi fondet por ato i shpërdorojnë
English

Bode: Protestat e bashkive të dështuar, qeveria dyfishoi fondet por ato i shpërdorojnë

Nga Rajmonda LajthiaÂ

Tiranë, 4 dhjetor NOA - Në një kohë kur të shtunën pritet të zhvillohet protesta e bashkive dhe komunave, për ndërhyrjet e qeverisë në buxhetet e tyre, ministri i Financave ka deklaruar se çdo tentativë që udhëhiqet nga Edi Rama për të destabilizuar shoqërinë është e dështuar.

Gjatë një konference për shtyp, ministri argumentoi se fondet e pushtetit lokal nga qeveria janë dyfishuar, por bashkitë i përdorin këto para për shpenzime operative.

Bode ka pranuar faktin se njësitë ku qeveris partia demokratike kanë marrë më shumë fonde, por e argumenton këtë me faktin se ato njësi janë më të mëdha.

"Ti trefishosh buxhetin me fonde të qeverisë dhe ti përdorësh ato për rritur artificialisht punonjësit, kjo është e papranueshme.

Ndaj jam sot këtu për të denoncuar që çdo tentativë e Edi Ramës për të prodhuar krizë politike si dhe për të destabilizuar tregun, ekonominë apo shoqërinë është e dështuar"- u shpreh Bode.

Ndërsa për sa i përket ndarjes së fondeve për buxhetet lokale gjatë vitit 2010, ministri mohoi që ato të jenë ndarë sipas ngjyrimeve politike. Sipas Bodes  fakti që mbi 50% e njësive vendore administrohen nga koalicioni PD-LSI është e justifikuar që fondet do të jenë edhe më të mëdha.

Por lidhur me apelin që guvernatori i Bankës, Ardian Fullani bëri në adresë të qeverisë ku i kërkoi të bëjë kujdes me politikën fiskale, sërish ministri iu përgjigj duke u përqendruar tek pushteti lokal.

"Vendorët të vijojnë me të njëjtën filozofi si të qeverisë, duke ulur taksat dhe tatimet, pasi dështimi I tyre në mbledhjen e detyrimeve vjen si pasojë e tendencës që ata kanë për ti rritur ato"- tha Bode.Â

Pas hartimit të buxhetit të vitit  2010, vendorët reaguan ashpër lidhur me ndryshimin e kufirit të biznesit të vogël. Ku ndryshim parashikon që shumë prej bizneseve të kalojnë në administrim të pushtetit qendrore, duke reduktuar të ardhurat për bashkitë, por ky pretendim u hodh poshtë nga ministri. Sipas tij ndryshimi I kufirit do të sjellë një konkurrencë të drejtë në treg.

r.l/NOA

Â

Â

KOMENTE