Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëvizja Mjaft!, kërkesë mbi shqyrtimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike
English

Lëvizja Mjaft!, kërkesë mbi shqyrtimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Tiranë, 4 Dhjetor NOA - Lëvizja Mjaft! Deklaroi sot se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kërkesa për të mos u pranuar kërkesa që OSSH e privatizuar nga çekët e OSSH, për rritje deri në 44 për qind të çmimit të energjisë elektrike.

Përmes një deklarate për media, Lëvizja thotë se vlerëson qëndrimin e paanshëm dhe punën e deritanishme të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në shqyrtimin e propozimit për rritje të çmimit të energjisë elektrike, depozituar pranë këtij institucioni nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH).

Në kushtet e transferimit të shumicës së aksioneve të kompanisë OSSH në duart e një firme private (CEZ Albania), është e kuptueshme që çdo formë subvencionimi që shteti shqiptar ka aplikuar deri më sot dhe që realizohej përmes kësaj kompanie - në formën e fashës së parë të konsumit apo forma të tjera - të mos ekzistojë më.

Ndaj për sa kohë çdo kompani private synon maksimizimin e fitimit, është detyrë e shtetit shqiptar të garantojë masa mbrojtjeje për ata konsumatorë, të cilët dalin jashtë skemës fillestare të subvencionimit.

Aq më shumë, kur tashmë është pranuar gjerësisht se rritja e kërkuar nga OSSH ka efekte të rënda ekonomike dhe sociale mbi kategori të ndryshme konsumatorësh, - tha Antuen Skënderi, drejtuese e Politikave dhe Zhvillimit te Lëvizja Mjaft.

Nga ana tjetër, Lëvizja sugjeron se duhet marrë parasysh se vetë OSSH, tashmë e privatizuar, ka dështuar në disa masa paraprake, të cilat janë thelbësore për reduktimin e humbjeve.

OSSH nuk ka plotësuar kushtin për pajisjen me matës të energjisë së konsumatorëve që aktualisht janë pa matës.

Gjithashtu, deri më sot kjo kompani, edhe pse e pyetur në mënyrë direkte nga institucione si Avokati i Popullit, nuk ka dhënë asnjë evidencë specifike apo numerike të rasteve të shpërdoruesve të energjisë që duhet të ndiqeshin sikundër parashikon ligji.

Kjo do të thotë se kompania në fjalë nuk ka ndërmarrë disa nga masat thelbësore për reduktimin e humbjeve (të cilat ajo i vlerëson në masën 35.6%) dhe për ndëshkimin e abuzuesve.

Për më tepër, OSSH është e paaftë të përcaktojë një ndarje të humbjeve, në humbje teknike dhe jo teknike (vjedhje, shpërdorim etj), sepse marrëdhëniet kontraktuale dhe rregullatore mes CEZ dhe institucioneve shqiptare, përcaktojnë se një studim i tillë do të ndodhë vetëm në korrik të vitit 2010.

Mjaft thotë se është jologjike dhe e padrejtë që vendimi për rritjen e çmimit të merret në dhjetor të 2009, kur transparenca dhe pasqyrimi i saktë i përllogaritjes së humbjeve, në humbje teknike apo vjedhje do të ndodhë vetëm në 6-mujorin e dytë të vitit pasardhës.

Në këto kushte, përtej aspektit strikt rregullator dhe procedural, ka prova të qarta se drejtësia sociale vihet në rrezik dhe se bazat morale të kërkesës për rritje të çmimit nëpërkëmbin rëndë konsumatorët shqiptarë, duke i penalizuar këta të fundit për paaftësinë dhe keqfunksionimin e institucioneve.

Si rrjedhojë, Lëvizja Mjaft! kërkon që Enti Rregullator i Energjisë ta shqyrtojë në mënyrë tejet konservatore kërkesën e OSSH për rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke i dhënë prioritet, konsumatorëve përfundimtarë.

e.r/NOA

KOMENTE