Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lezhë, sot paradë me kostumet e shegës në kuadrin e aktivitetit Festa e Shegës
English

Lezhë, sot paradë me kostumet e shegës në kuadrin e aktivitetit "Festa e Shegës"

Nga Milena Selimi

Lezhë, 4 dhjetor, NOAÂ - Ekipi i Bashkisë së Lezhës dhe Creativ-City sot në sheshin kryesor të qytetit organizon aktivitetin "Festa e shegës".

Për të disatin vit rresht, kjo bashki është organizatore e këtij aktiviteti që kthehet në një festë të vërtetë për qytetarët, të cilët janë pjesëmarrës në atmosferën festive të tij.

Në këtë ditë qyteti zbukurohet me vitrina të frutave të shegës, vitrina të librit të shegës,vitrina të pijeve të shegës në mënyrë të veçantë të rakisë së shegës, ëmbëlsirat e shegës, ekspozitë me pikturat për shegën, paradë e kostumeve folklorike festive të shegës, qëndisje me motive të shegës, mbjellja e shegës dhe muzikë.

Lezha njihet si qytet me biostrukturë që përfaqëson diçka shumë të rëndësishme dhe të veçantë, duke përbërë një kaleidoskop të mrekullueshëm të natyrës, gati njëlloj principate të pashembullt ekologjike, ku mali, fusha, pylli, monumentet arkeologjike dhe historike, laguna dhe deti, përbëjnë një unitet të spikatur.

Në këtë kuptim, Lezha, është e preferuara e shekujve, një sintezë e veprës së natyrës dhe të njerëzve me një ndërthurje të historisë dhe të artit.

Jo më kot qyteti feston ditën e shegës, quajtur ndryshe edhe shega lezhjane.

I madh është numri i amforave të zbuluara këtu, disa prej te cilave kanë edhe vula në formë simbolesh apo monogramesh. Në disa amfora vula ka të rafiguruar lulen e shegës, simbol ky i njohur për amforat me prejardhje nga ishulli i Rodit.

Sot, një ditë e tërë festive në qytetin e Lezhës, ku qytetarët, artistët dhe folklori do të parakalojnë në një paradë të ngjyrës së shegës, për të festuar simbolet që vijnë nga e kaluara dhe rrethojnë identitetin e qytetit antic, dikur Lissus i themeluar në vitin 385 para lindjes së Krishtit.

m.s/e.r/NOA - milena.selimi@noa.al

KOMENTE