Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Që mësuesit të jenë më pranë nxënësve të tyre
English

Që mësuesit të jenë më pranë nxënësve të tyre

"Sot, globalizimi dhe revolucioni në fushën e informacionit ka shtuar kërkesat për një forcë pune të aftë nga pikëpamja teknologjike. Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit kanë kontribuar që vendet të bëjnë hapa përpara në procesin e zhvillimit, duke kaluar drejtpërsëdrejti në një shoqëri me lidhje globale, qe mbështetet nga informacioni bazuar në njohuritë"

Nga Jane Armitage*

Drejtoreshë për Shqipërinë dhe koordinatore rajonale për Evropën Juglindore në Bankën Botërore

Projekti "Cilësi dhe barazi në arsim" (EEE-P), i cili financohet nga Banka Botërore, Banka e Këshillit të Evropës për Zhvillim, Banka Evropiane për Investime dhe Qeveria Shqiptare, ka kontribuar për pajisjen me kompjuterë dhe lidhjen me internet dhe për ngritjen e laboratorëve të kompjuterëve në shkolla, si dhe ka bërë të mundur mësimdhënien për përdorimin e kompjuterit.

Duke kontribuar ne ngushtimin e hendekut dixhital në Shqipëri, ky investim do të ndihmojë që fëmijët shqiptarë të mësojnë programe kompjuterike, të bëjnë kërkime në internet, dhe të shkëmbejnë informacione e të luajnë me fëmijë të tjerë nëpër botë. Por, më e rëndësishmja, është se ky investim i përgatit ata që të konkurrojnë ne te ardhmen, në tregun global të punës. Gjithashtu, duke u dhënë mundësinë dhe mjetet mësuesve që të përgatiten vetë gjejnë burimet për të mësuar të tjerët, ky investim do të ndihmojë që mësuesit të jenë më pranë nxënësve të tyre.

Sot, globalizimi dhe revolucioni në fushën e informacionit ka shtuar kërkesat për një forcë pune të aftë nga pikëpamja teknologjike. Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit kanë kontribuar që vendet të bëjnë hapa përpara në procesin e zhvillimit, duke kaluar drejtpërsëdrejti në një shoqëri me lidhje globale, qe mbështetet nga informacioni bazuar në njohuritë. Për ta arritur këtë, vendet duhet t'i japin përparësi të madhe krijimit të kapaciteteve për t'i përdorur këto teknologji në mënyrë të efektshme në arsim. Në të vërtetë, Banka Botërore po luan një rol të rëndësishëm për t'i ndihmuar këto vende që t'i shfrytëzojnë mundësitë që ofrojnë teknologjitë e informacionit dhe komunikimit me qëllim, për të kontribuar në arritjen e objektivave të arsimit.

Jam shumë e kënaqur që Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Ndërsektoriale për Shoqërinë e Informacionit me qëllim që të ndërtohet një shoqëri me bazë njohuritë, ku të gjithë mund të përfitojnë nga teknologjia e informacionit dhe komunikimit, dhe administrata publike të bëhet më e efektshme dhe transparente.

Ne do ta inkurajonim Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që ta ndjekë axhendën e të mësuarit në rrugë elektronike, jo vetëm duke ngritur infrastrukturën bazë dhe duke krijuar programe kompjuteri, por duke përmirësuar vazhdimisht kapacitetet e edukatorëve në mënyrë që ata të ofrojnë aftësi për përdorimin e kompjuterit, të zbatojnë teknologjinë e informacionit dhe komunikimit në metodat e mësimdhënies, dhe të nxisin krijimin e shprehive të të menduarit kritik, vlerësimit të informacionit, dhe bashkëpunimit me ata që mbarojnë shkollën.

Kjo sfidë nuk përfshin vetëm administratën publike dhe donatorët e saj. Ajo kërkon gjithashtu partneritet me sektorin privat që të ofrojë ato produkte dhe shërbime të shkëlqyera që meritojnë fëmijët shqiptarë. Ne në Bankën Botërore kemi vënë re aftësitë në rritje të sektorit privat të vendit në fushën e teknologjisë së informacionit, dhe i inkurajojmë të gjithë aktorët që të konkurrojnë me ndershmëri ne ofrimin e sherbimeve.

Së fundi, do të dëshironim ta inkurajonim Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që ajo vetë t'i përdorë këto teknologji të reja, dhe të përmirësojë menaxhimin e vetë këtij sektori, nëpërmjet sistemeve të reja që propozohen për menaxhimin dhe informacionin në arsim.

Ne në Bankën Botërore, së bashku me partnerët tanë të Bankës së Këshillit të Evropës për Zhvillim dhe të Bankës Evropiane për Investime, mbetemi të angazhuar për t'ju ofruar mbështetje që ta çoni përpara këtë axhendë ambicioze për epokën dixhitale, dhe për t'i ndihmuar fëmijët shqiptarë që të përballen me sfidat në të ardhmen.

(*) Fjala e mbajtur në ceremoninë e organizuar me rastin e inaugurimit të lidhjes me internetin në shkolla, 3 Dhjetor 2009, dërguar nga autorja

KOMENTE