Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E moshuara 92 vjeçe i lë maces së saj vilë, apartamente dhe llogari bankare
English

E moshuara 92 vjeçe i lë maces së saj vilë, apartamente dhe llogari bankare

Romë, 5 Dhjetor NOA - Quhet Tommasino, maçoku më i pasur në Itali. Pronarja e tij, znj Maria Assunta, 92 vjeçe, ka lënë në emër të tij të gjithë pasurinë e saj, duke e emëruar si trashëgimtar të vetëm, siç përshkruan në testament, për t'i siguruar një jetë të qetë e plot rehati.

Një mace me fat ose "Fatlumi", sipas cilësimeve të raportuara në faqet e disa gazetave italiane, do të trashëgojë një vilë në Olgiata, dy apartamente në Romë dhe Milano, llogaritë bankare dhe disa prona në Kalabri.

Gruaja e lindur më 1917 në Potenza, por që në dy dekadat e fundit jetonte në Romë, ka emëruar ekzekutuesit e testamentit të saj, avokatët Anna Orecchioni e Giacinto Canzona, që do të duhet të caktojnë një person ose një shoqatë kafshësh për administrimin e vendimit të saj.

Ata tani duhet të administrojë një pasuri të konsiderueshme por me kushtin vetëm në qoftë se pranojnë të kujdesen për Tommasinon. Kujdestari që do të ketë këtë fat, duke pasur parasysh madhësinë e pasurisë, e llogaritur në rreth 10 milionë euro, pas vdekjes së maçokut është ngarkuar të kujdeset për mace të tjera të braktisura.

k.a/NOA

KOMENTE