Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komuniteti katolik: Nuk përfaqësohemi në politikë nga Partia Demokristiane
English

Komuniteti katolik: Nuk përfaqësohemi në politikë nga Partia Demokristiane

Tiranë, 5 dhjetor, NOA - Komuniteti katolik në Shqipëri nuk mund të jetë i përfaqësuar kurrsesi nga një parti politike sikurse në rastin konkret është Partia Demokristiane.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë përmes një deklarate për shtyp, në të cilën ka hedhur poshtë të gjitha aludimet mediatike që kanë folur për pjesëmarrjen e katolikëve në qeveri.

Konkretisht, përmend terma të tillë të përdorur si "Partia Demokristiane e cila përfaqëson katolikët në Shqipëri është eleminuar nga qeverisja" apo "mospjesëmarrja e Partisë Demokristiane në parlament e qeverisje i ka krijuar probleme serioze përfaqësimit të komunitetit katolik në skenën politike shqiptare".

Konferenca Ipeshkvore përmend më pas se doktrina sociale e Kishës në këtë pikë është shumë e qartë kur thotë se "kisha respekton autonominë e ligjshme të rendit demokratik dhe nuk ka titull të shprehë parapëlqimet për njërën apo tjetrën zgjidhje institucionale apo kushtetuese dhe nuk ka as detyrën të hyjë në meritë të programeve politike, përveçse në rastet kur ka implikime religjioze apo morale".

Më pas përmendet një pikë tjetër, ai ajo që thuhet se "sa i përket militimit politik konkret, mund të ketë një numër të madh partish në të cilat katolikët mund të zgjedhin të militojnë për të ushtruar, veçanërisht nëpërmjet përfaqësimit parlamentar të drejtën në ndërtimin e jetës civile të vendit të tyre".

"Mbështetur në këto dokumenta dhe traditën e saj Kisha nuk përfaqëson dhe nuk përfaqësohet nga asnjë parti apo forcë politike", përfundon deklarata e kishës katolike.

n.e/NOA

KOMENTE