Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryqi i Kuq Shqiptar, thirrje komunitetit për t'u bërë vullnetarë të tij
English

Kryqi i Kuq Shqiptar, thirrje komunitetit për t'u bërë vullnetarë të tij

Tiranë, 5 Dhjetor NOA - Sikurse është bërë traditë tashmë, më 5 Dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Kryqi i Kuq Shqiptar zhvillon aktivitete të ndryshme. Këto aktivitete kanë për qëllim të tërheqin vëmendjen e shoqërisë, organizatave si dhe komunitetit, që të reflektojnë për situatën aktuale dhe kontributin e vullnetarëve sot në shoqëri.

Edhe sot, në kuadër të kësaj dite, në degët e Kryqit të Kuq Shqiptar u organizuan aktivitete që kanë për qëllim promovimin e vullnetarizmit ku organizata lëshoi dhe një thirrje komunitetit për t'u bërë vullnetarë të tij.

Të tilla ishin ekspozita me fotografi që tregojnë aktivitetet në të cilat është i angazhuar Kryqi i Kuq Shqiptar, aktivitete për higjenizimin e ambienteve të shkollave, ngritja e këndit të Kryqit të Kuq në shkolla, biseda në televizione, artikuj nëpër gazeta etj.

"Le të bashkojmë forcat për të fuqizuar ndjenjën e vullnetarizmit si një forcë vitale që mund t'i bëjë njerëzit të kontribuojnë për zgjidhjen e problemeve sociale, ambientale, si dhe për të ndërtuar komunitete të shëndetshme dhe të qëndrueshme", - vlerëson Kryqi i Kuq Shqiptar.

Në po këtë kuadër, te Parku "Rinia" në qendër të Tiranës, do të ngrihet një çadër me stenda me fotografi, ku do të shpërndahen fletëpalosje për sensibilizim dhe thirrje komunitetit, por sidomos të rinjve, për dhurimin vullnetar falas të gjakut, për parandalimin e HIV/SIDA si dhe për aktivitetet që Kryqi i Kuq Shqiptar zhvillon në kuadër të programit të përgatitjes dhe përgjigjes në raste katastrofash, për aktivitetet që ai zhvillon për të ndihmuar familjet me probleme sociale, për ndihmën e parë që duhet dhënë në raste të ndryshme etj.

e.l/NOA

KOMENTE