Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni Gambling kontroll në 37 lojëra fati, 8 me dokumentacion të parregullt
English

Operacioni "Gambling" kontroll në 37 lojëra fati, 8 me dokumentacion të parregullt

Elbasan, 5 dhjetor, NOA - Në zbatim të operacionit të koduar "Gambling", policia e Elbasanit ka ndërmarrë një aksion kontrolli ndaj 37 subjekteve "lojëra fati" në këtë qytet, nga të cilat 8 rezultuan si jo të rregullta me dokumentacionin.

Lajmi konfirmohet nga burime policore të Elbasanit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave ndaj pronarëve të këtyre subjekteve ka nisur menjëherë procedimi penal.

I pari në listë renditet Kastriot Muzhaqi, vjeç 45, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin "Bilardo e Y.Zylfit" u kapën 2 automatë lojëra fati dhe 1 kompjuter për llotari sportive, për të cilat nuk dispononte asnjë dokumentacion nga tatim-taksat.

Ndërsa Luan Shkëlqimi, vjeç 45, në lokalin e tij të quajtur "Super Bast", u gjet me 1 kompjuter lloto sporti në gjendje pune për të cilin nuk kishte asnjë dokumentacion ligjor për këtë veprimtari.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Vladimir Cerova, vjeç 45, pasi në lokalin loto-sporti iu gjet 1 kompjuter për të cilat nuk disponohej asnjë lloj dokumentacioni përkatës, por edhe me 23-vjeçarin Hasan Daja, në pikën e tij të llotos sportiv, sikundër të njëjtin problem për policinë ka shfaqur edhe Gazmend Filja, vjeç 34.

Ndërsa Indrit Çelës, vjeç 36, në lokalin e tij iu gjetën 5 automate për të cilat nuk dispononte asnjë lloj dokumentacioni përkatës nga tatim-taksat apo ministria e Financave.

Sikundër 4 automate të tilla u gjendën edhe në lokalin e Arben Zerani, vjeç 30 dhe 8 të tjera në lokalin e Admir Spahos, vjeç 36.

Nga ana e policisë u sekuestruan të gjitha mjetet e konstatuara pa dokumentacion të rregullt, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprat penale "Organizimi i llotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara", të cilat parashikohen nga nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE