Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trupat shtesë në Afganistan, Rasmussen: 25 vende premtojnë së bashku 7 mijë
English

Trupat shtesë në Afganistan, Rasmussen: 25 vende premtojnë së bashku 7 mijë

Bruksel, 5 dhjetor, NOA - Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar se do të dërgojnë sipas një strategjie të posaçme 30 mijë trupa shtesë në Afganistan, vendet e tjera të NATO-s së bashku premtojnë të nisin atje 7 mijë ushtarë.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, Anders Fogh Rasmussen, sipas të cilit 25 shtetet anëtare do të ofrojnë rreth shtatë mijë trupa të reja për misionin e drejtuar nga amerikanët në Afganistan.

dhe se më shumë do të ketë.

Duke e cilësuar dërgimin e këtyre trupave të reja si një shembull të solidaritetit në veprim, Rassmusen e konsideroi thirrjen amerikane për më shumë përkrahje për Afganistanin si të drejtë.

Një seri vendesh si Italia, Polonia, Gjeorgjia dhe Britania publikisht kanë bërë të ditura qëllimet e tyre për të dërguar më shumë forca, por disa aleatë kryesorë si Franca dhe Gjermania ende nuk po japin sinjale mbështetje ndaj kësaj nisme.

n.e/NOA

KOMENTE