English

Besa fiton 2-0 me Shkumbinin, ndjek Dinamon në krye

Kavajë, 7 Dhjetor NOA - Besa fitoi ndaj Shkumbinit, në një nga ndeshjet e fundit të javës së 13-të dhe më këtë fitore vazhdon që të ndjekë hap pas hapi Dinamon kryesuese.

Golat për kavajasit i shënuan në pjesën e dytë sulmuesit, Mancaku dhe Xhafaj.

Në mesin e pjesës së dytë, kapiteni Mancaku realizoi me 11-metërsh golin e parë dhe Xhafaj, 11 minuta para përfundimit të ndeshjes, dyfishoi shifrat për kavajasit.

Edhe me këtë triumf të radhës, Besa nuk ka arritur që të përfitojë në klasifikim, për të shkurtuar diferencën e pikëve, me ekipin kryesues.

Dinamo fitoi të shtunën ndaj Flamurtarit dhe kryeson aktualisht Kategorinë Superiore, 10 pikë para vendit të dytës, Besës.

e.r/NOA

KOMENTE