Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kampionët e Tiranës, barazojnë në Korçë duke u larguar nga objektivi
English

Kampionët e Tiranës, barazojnë në Korçë duke u larguar nga objektivi

Korçë, 7 Dhjetor NOA - Tirana ndalet në barazim 1-1, nga Skënderbeu i Korçës. Bardheblutë barazuan me anë të Andi Lilës, 12 minuta para se gjyqtari të fërshëllente për përfundimin e ndeshjes.

Guerrib kaloi në fillim të pjesës së dytë Skënderbeun në avantazh, ndërkohë që pas barazimit, portieri i Tiranës Nallbani nuk lejoi vendasit që të shënonin golin e fitores.

Skënderbeu pati dy raste të pastra, por eksperienca e Nallbanit nuk lejoi që topi të përfundonte në rrjetë.

Gjatë 90 minutëshit, Tirana ishte më e organizuar dhe kërkoi fitoren, pa mundur dot të arrinte qëllimin në fund.

Me barazimin e fundit, kampionët në fuqi janë shkëputur 14 pikë larg me Dinamon dhe ndodhen në vend të katërt, me pikë të barabarta me Apoloninë.

Para përfundimit të pjesës së parë të këtij edicioni, Tirana do të kërkojë që të arrijë Besën e vendit të dytë.

Kavajasit pas javës së 13-të janë shkëputur katër pikë, nga kampionët në fuqi.

e.r/NOA

KOMENTE