English

Korçë, qëllohet me thikë 24-vjeçari pas një sherri për lojën në kompjuter

Korçë, 6 dhjetor NOA - Një sherr i nisur për lojën e kompjuterit ka rrezikuar seriozisht jetën e një 24-vjeçari i cili është qëlluar me thikë.

Ngjarja ndodhi sot në qytetin e Korçës në afërsi të tregut valutor, kur mes 24-vjeçarit Novertin Terpollari dhe 20-vjeçarit Bledar Koçanji ka nisur një sherr për lojën në kompjuter.

Pas fjalëve fyese të ndërsjella sherri ka vazhduar me konfrontime fizike mes dy të rinjve.

Por nuk ka mbaruar me kaq, pasi 20-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur dy herë Terpollarin duke e lënë të plagosur rëndë.

Ai u transportua menjëherë në spital nga ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa policia e sinjalizuar për ngjarjen u vu në lëvizje për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Vetëm pak minuta pas ngjarjes, policia mundi të arrestonte autorin e dyshuar të plagosjes.

k.k/NOA

KOMENTE