Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëvizja e Legalitetit: Arsyet e humbjes, PS duhet t'i kërkojë brenda vetes
English

Lëvizja e Legalitetit: Arsyet e humbjes, PS duhet t'i kërkojë brenda vetes

Tiranë, 6 dhjetor NOA - Partia "Lëvizja e Legalitetit" pohoi sot se po ndjek situatën politike në vend dhe tha se konstaton që opozita e majtë po vepron me kokëfortësi, agresivitet dhe çorientim të plotë të shkaktuar nga humbja e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.

"Duke u nisur nga momentet shume të rëndësishme që po kalon Shqipëria, Partia Socialiste po vepron me një papërgjegjshmëri totale kundër interesave të çdo shqiptari", vlerëson Legaliteti.

Sipas saj, arsyet e humbjes në zgjedhjet e 28 qershorit Partia Socialiste duhet t'i kërkojë brenda vetes dhe alternativës që përfaqëson.

Çdo alibi që ajo kërkon të ngrejë për gjoja "deformimin e vullnetit të popullit" është krejt e pabesueshme, sepse Partia Socialiste kishte ekskluzivitetin e saj në zgjedhjen e sistemit elektoral dhe hartimin e kodit zgjedhor, si dhe akses të plotë në administrimin e gjithë procesit zgjedhor.

Është e qartë për të gjithë se, elektorati shqiptar me vullnetin e tij të lirë nuk zgjodhi alternativën e majtë për qeverisjen e vendit ne katër vitet e ardhshme 2009 - 2013.

"Zgjedhjet e fundit treguan se populli shqiptar nuk i beson kozmetikës së Partisë Socialiste, sepse koha po tregon se ajo është vazhduese e po asaj partie që për 45 vjet izoloi totalisht Shqipërinë, pushkatoi, burgosi, internoi dhe privoi nga çdo e drejtë kundërshtarët politikë, konfiskoi pronarët dhe kolektivizoi gjithçka, shkatërroi institucionet fetare dhe asgjësoi votën e lirë", - thekson Legaliteti.

Ndërsa konsideron: "Është e qartë si drita e Diellit se populli shqiptar do ta mbajë Partinë Socialiste larg pushtetit edhe për shumë vite të tjera dhe se përmes forcës së ligjit do t'i japë përgjigje të merituar çdo tentative për të fituar pushtet të pamerituar".

e.r/NOA

KOMENTE