Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata e Apelit Tiranë përmirëson aksesin në informacion
English

Gjykata e Apelit Tiranë përmirëson aksesin në informacion

Tiranë, 7 dhjetor NOAÂ - Në një ceremoni publike u hap zyrtarisht Zyra për Informimin e Publikut në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Pjesëmarrës në ceremoninë e hapjes ishin Ambasadori i Sh.B.A.-së John L. Withers II, Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së, Renate Hermans, Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani dhe Zv. Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.

Në fjalën e tij Ambasadori i Sh.B.A., Withers, duke iu referuar ngritjes së Zyrës për Informimin e Publikut tha se ndërhyrje të tilla, megjithëse relativisht të vogla, janë ato që bëjnë një ndryshim të vërtetë si në përvojën aktuale të publikut, ashtu edhe në perceptimin e tyre mbi gjyqësorin.

"Ndërhyrje si këto përmirësojnë dhënien e drejtësisë në mënyrat që publiku i sheh dhe i ndjen", - theksoi Withers.

Zëvendëskreu i Prezencës së OSBE-së, Hermans, komentoi se transparenca në procedurat gjyqësore është qëllimi kyç i këtij projekti.

"Realizimi i objektivave të këtij projekti të vogël është një bazë e mirë për të luftuar korrupsionin në gjykata dhe për të nxitur shtetin ligjor", - tha Hermans.

Rimodelimi i Zyrës për Informimin e Publikut në Gjykatën e Apelit Tiranë është rezultat i një bashkëpunimi ndërmjet Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, USAID-it dhe Gjykatës së Apelit Tiranë.

Zyra për Informimin e Publikut do t'iu japë palëve të interesuara, avokatëve dhe qytetarëve një ambient në të cilin mund të marrin asistencë dhe informacion, pa qenë nevoja të shkojnë në zyra të ndryshme të Gjykatës.

Zyra për Informimin e Publikut do të përmirësojë mundësinë e qytetarëve për të marrë informacion, do të rrisë transparencën, si dhe do të rrisë besimin e qytetarëve tek Gjykata dhe tek sistemi i drejtësisë në Shqipëri.Â

e.r/NOA

KOMENTE