Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kreu i Internacionales Socialiste: 28 Qershori, deficit i madh i sistemit politik shqiptar
English

Kreu i Internacionales Socialiste: 28 Qershori, deficit i madh i sistemit politik shqiptar

Pragë, 7 Dhjetor NOA - Internacionalja Socialiste reagon për krizën politike në Shqipëri. Gjatë një interviste televizive, Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste Luis Ayala u shpreh lidhur me krizën politike në Shqipëri.

Ai tha se Internacionalja Socialiste ka një partner të fortë në Shqipëri, që është Partia Socialiste, e cila ka luajtur dhe luan një rol thelbësor në jetën politike të vendit dhe të të gjithë rajonit.

"Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama  që është pjesë e të gjitha strukturave tona përfaqëson në të njëjtën kohë mbështetjen e fuqishme që ka brenda familjes sonë të përbashkët politike", - deklaroi z. Ayala.

Ai tregoi se "ne e kemi ndjekur me një shqetësim të madh të gjithë atë që erdhi si pasojë e zgjedhjeve të 28 qershorit" dhe shtoi se "ndjemë një deficit të madh të sistemit politik dhe demokratik në vendin tuaj dhe një mungesë totale të përgjegjësisë për të akomoduar kërkesat e drejta të Partisë Socialiste për transparencë dhe demokraci, kërkesa që në njëfarë mënyrë donin të riafirmonin në praktikë konceptin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme".Â

Në mënyrë që ky proces i riafrimimit të vlerave të demokracisë të vazhdojë përpara, z. Ayala thotë se duhet që qeveria dhe koalicioni aktual t'u përgjigjen kërkesave të Partisë Socialiste.

"Mendoj se është shumë e rëndësishme që qytetarët shqiptarë të ndjejnë se jetojnë plotësisht në një territor demokratik", - theksoi z. Ayala.

Nga ana tjetër ai shtoi se edhe familja e madhe eurosocialiste, por në përgjithësi i gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet të ndjejnë se Shqipëria jeton në një sistem të garantuar e të konsoliduar demokratik.

"Nga ana jonë, ju garantoj se ne po punojmë ngushtësisht me socialistët për të konsoliduar sistemin politik në mënyrë të tillë që t'i përgjigjet pritshmërive dhe nevojave të popullit në mënyrë që edhe Shqipëria të mund të përballojë gjithë ato sfida globale që e presin", - premtoi z. Ayala.

"Mos harroni, - vazhdoi ai, - që ende na duhet që t'i përgjigjemi siç duhet krizës financiare, apo problemeve të tjera globale.

"Por mbi të gjitha duhet të jemi të aftë t'u përgjigjemi nevojave e kërkesave të njerëzve të thjeshtë për punë, për një sistem efikas shëndetësor, për arsimim, si dhe të jemi të aftë të krijojmë një koncept të ri për një shoqëri të shëndetshme, koncept të cilin ne socialistët e mbrojmë", - përfundoi Ayala deklarimet e tij në intervistën televizive.

e.l/NOA

KOMENTE