English

Ndërtuesit thirrje qeverisë: Mos na përbaltni

Nga Rajmonda LajthiaÂ

Tiranë, 7 dhjetor NOA - Sikur të mos mjaftonin efektet e krizës ekonomike, klima e acaruar politike dhe akuzat e kryeministrit të vendit, se bizneset janë të lidhura me mafien ka përkeqësuar më tej aktivitetin e firmave të ndërtimit.

Shoqata e ndërtuesve ka reaguar ashpër lidhur me sulmet politike që i janë adresuar në ditët e fundit.

Gjatë një konference për shtyp, shoqata u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me mafien në ndërtim, por mbështet luftën pa kompromis ndaj korrupsionit dhe mafies.

"Jemi kundër çdo spekulimi me qëllim përfitimi politik të çdo krahu, mbi punën e ndershme të ndërtuesve"- u shpreh Luigj Aleksi, kryetar i bordit të shoqatës.

Duke sqaruar se lejet e ndërtimit janë dokumente ligjorë që merren në përputhje me ligjet në fuqi, shoqata i kujton qeverisë se situata në sektorin e ndërtimit mbetet problematike, si pasojë e mungesës së likuiditetit por edhe borxheve që shteti u ka.

"Pavarësisht faktit se drejtoria e rrugëve ka disbursuar një pjesë të borxheve që na detyrohet, sërish situata e firmave të ndërtimit është problematike"- vijon më tej Aleksi. Â

Ndërtuesit e shikojnë zgjidhjen në realizimin e këtyre kërkesave.

Të miratohet plani rregullues i Tiranës, të fillojnë mbledhjet e KRRT-së, së bashkisë Tiranë, të vijojnë me të njëjtin ritëm investimet publike dhe së fundmi të zgjidhet problemi financiarë i shoqërive që kanë situacione të palikuiduara.

Reagimi i ndërtuesve erdhi pas denoncimit që kreu i qeverisë bëri disa ditë më parë, kur përmendi një sërë biznesmenësh, duke i akuzuar ata si të lidhur me mafien dhe se kanë përfituar leje ndërtimi në mënyrë të paligjshme.Â

r.l/NOA

KOMENTE