Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Shalsi reagon për prishjen e pallatit në qendër të Tiranës
English

PS, Shalsi reagon për prishjen e pallatit në qendër të Tiranës

Tiranë, 7 Dhjetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi, ish-nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, reagoi sot pasdite për prishjen e pallatit në qendër të Tiranës, pronë e kunatit të deputetit tjetër socialist, Dashamir Peza.

"Sot jemi dëshmitarë të një tjetër akti banditesk të Kryeministrit Sali Berisha që ka marrë përsipër të luftojë mafien, duke u sjellë si një mafioz i vërtetë", - ishte deklarata e ashpër e Shalsit.

Më tej ai u shpreh se "ne jemi të vendosur, unë si deputet i qytetit të Tiranës dhe të gjithë deputetët, që të mos lejojmë që ky njeri të cilin e kemi parë tërësisht të çekuilibruar dhe të çorientuar, për hir të së vërtetës javët e fundit, që të cënojë biznesin privat, ashtu sikundër ai e dhunoi atë sot".

Sipas Shalsit, godina që u godit ishte hipotekuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurisë, "ndërkohë që ai derdhi gjithë vrerin, mllefin, kundër një objekti të ligjshëm dhe imagjinoni se ç mund të bëjë ky njeri, që nuk njeh as institucionet dhe as ligjet".

Ne jemi krejtësisht të vendosur, - premtoi Shalsi, - për të mos e lejuar këtë njeri që të sillet me këtë vend dhe të cënojë biznesin dhe sipërmarrjen e lirë, ashtu skundër ai dëshiron, duke akuzuar se Berisha nuk po lufton mafian, ai po sillet si një mafioz i vërtetë.

"Nuk ka asnjë procedurë ligjore dhe do ju ftoja madje të kërkoni dokumentacionin e plotë dhe ju do të shihni se këtu nuk kemi të bëjmë me një procedim normal ligjor, por me një shantazh dhe me një dhunë fizike por edhe psikologjike, të një Kryeministri që më besoni, as vetë nuk e di se çfarë do, dhe se ku gjendet", - përfundoi z.Shalsi.

e.r/NOA

KOMENTE