Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrëshen-Kalimash, Braçe: Apeli i fundit për Prokurorinë, të nisë hetimet
English

Rrëshen-Kalimash, Braçe: Apeli i fundit për Prokurorinë, të nisë hetimet

Tiranë, 7 dhjetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe i ka bërë apel për herë të fundit Prokurorisë të nis hetimet për shpërdorimin e detyrës me rrugën Rrëshen-Kalimash.

"Dua të vijoj, denoncimin tonë publik për shkeljet e rënda të kontratës gjatë fazës së ndërtimit të rrugës, nxitur nga nevoja jetike politike dhe elektorale, me kosto të madhe për buxhetin publik të shtetit.

Kjo rrugë, që nga dita pas inaugurimit të Sali Berishës nuk përdoret më dhe kjo është vlera më e madhe e paguar për një ditë elektorale nga Sali Berisha, me paratë e taksave tona.

Duçja shqiptar, vërtetë premtoi se do të shkrinte dhe vathët e varëset e grave shqiptare për të financuar ndërtimin e kësaj rruge por sot është e provuar se vjedhja në këtë rrugë po rrëmben paratë e bukës së gojës së çdo familje shqiptari' tha sot Braçe.

Sipas tij, krimi në shkelje të ligjeve në fuqi e shpërdorim të detyrës, gjatë procedurave të prokurimit e hartimit të kësaj kontrate është një krim i hetuar, denoncuar juridikisht por i pa gjykuar për arsye politike pas atyre procedurale.

"Po e përsëris, pas piramidave të Sali Berishës, nuk do të ketë ndonjëherë krim më të madh financiar se ky i shkatërrimit të kësaj rrugë në vlerën e 1 miliard eurove.

Ne i kërkojmë edhe një herë sot prokurorisë të kryejë veprimet hetimore për këtë krim. Ky është apeli i fundit drejtuar këtij institucioni. Pas këtij apeli do të ndërmarrim veprime të tjerë që synojnë të vënë nën hetim këtë krim" përfundoi Braçe.

k.k/NOA

KOMENTE