English

Topalli: Shqipëria, kontribuese në sigurinë rajonale por edhe atë globale

Tiranë, 7 dhjetor, NOA - Shqipëria ka dhënë dhe vazhdon të japë kontributin e saj për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit, por edhe në sigurinë globale në tërësi.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije kryeparlamentarja Jozefina Topalli gjatë një konference rajonale për sigurinë që po mbahet në Tiranë, e organizuar nga Kuvendi, e cila ka si synim forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit të Ballkanit.

"Ky takimi i sigurisë bëhet në një kohë kur Shqipëria tashmë është si vend anëtar i NATO-s dhe pak ditë më parë u lajmërua edhe integrimi për vende të tjera të rajonit brenda Aleancës së Atlantikut", tha në fjalën e saj Topalli.

Më tej, ajo shtoi se koncepti i ri i NATO-s është paraqitja e sfidave të reja të sigurisë, në një kohë kur sulmet janë të një lloji tjetër, duke synuar transformimin e mëtejshëm të Aleancës.

"Në këtë kuadër, vendi ynë do të kontribuojë për stabilitetin dhe sigurinë botërore. Kujtojmë këtu se vetëm para pak ditësh Kuvendi shqiptar para pak ditësh ka miratuar shtimin e trupave në Afganistan me një kompani të re komandosh", bëri me dijeni Topalli.

Duke shtuar më pas nesër Shqipëria feston edhe atë që ajo e cilësoi se "ditën e madhe të përkujtimit të ndeshjes me diktaturën".

"Ndërsa sot ne përkujtojmë progresin e madh që kemi bërë sfida të panumërta në dimensionin ekonomik, politik etj", përfundoi fjalën e saj Topalli.

n.e/NOA

KOMENTE