English

Tragjedia në Rusi, Berisha ngushëllon homologun e tij Putin

Tiranë, 7 Dhjetor NOA - Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një telegram ngushëllimi Kryeministrit të Federatës Ruse z. Vladimir Putin, për ngjarjen tragjike në qytetin rus Perm.

Atje, si pasojë e shpërthimit dhe zjarrit të shkaktuar, humbën jetën mbi njëqind e nëntë qytetarë dhe u plagosën me qindra të tjerë.

Në këtë telegram, Kryeministri Berisha shkruan se me keqardhje të thellë mësuam për ngjarjen tragjike, që ndodhi në qytetin Perm, ku, si pasojë e shpërthimit dhe zjarrit të shkaktuar, humbën jetën mbi njëqind e nëntë qytetarë dhe u plagosën me qindra të tjerë.

"Më lejoni, që, në këtë çast dhimbjeje, të ndaj mej, qeverinë dhe kombin rus, dhe me familjet e viktimave hidhërimin për humbjet e jetëve njerëzore dhe t'ju shpreh, në emrin tim e të qeverisë shqiptare, ngushëllimet e ndjenjat më të sinqerta, për familjet e viktimave, si dhe t'u uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve", - thuhet në mesazhin e Berishës.

e.r/NOA

KOMENTE