Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Avantazhet që gjenden në Shqipëri
English

Avantazhet që gjenden në Shqipëri

Nga Kerin Hope*

Pavarësisht rënies globale, kërkesa për një nga eksportet më me vlerë të Shqipërisë, është e madhe. Shitja e këmbëve të bretkosës për importuesit francezë dhe italianë të ushqimeve "ka pasur pak ndikim nga kriza", thotë Anest Bezhani, partner themelues në Vival, furnizues kryesor i vendit për produktet delikate.

Vival eksporton çdo vit 400 tonë këmbë bretkosash të paketuara, si edhe sasi të vogla kërminjsh, karkaleca deti si edhe ngjala. "Këto janë produkte elastikë për luhatjet ekonomike dhe ne kemi një vend të vogël tregu, por përfitues, thotë z. Bezhani, i cili mbikëqyri rritjen e operacioneve të Vival-it drejt standardeve të Bashkimit Evropian, në vazhdim të privatizimit informal në fillim të viteve 1990.

Ekonomia shqiptare po kalon krizën njëlloj si vendet e tjera. Rritja këtë vit është parashikuar të arrijë në 2-2.5% të prodhimit të brendshëm bruto, norma më e lartë kjo në Evropë dhe mund të dyfishohet vitin tjetër, thotë Ardian Fullani, guvernator i Bankës së Shqipërisë.

"Shqipëria ka një dritë jeshile për rritje ekonomike, kushtet financiare janë të qëndrueshme dhe është rikthyer besimi, thotë z. Fullani.

Megjithatë, stabiliteti ka arritur një çmim. Leku shqiptar, i cili qarkullon lirshëm, është dobësuar përkundrejt euros nga 7 në 8% gjatë dymbëdhjetë muajve të shkuar.

Blerësit lokalë tërhoqën rreth 10% të depozitave në bankat tregtare nga frika e krizës globale që mund të gllabërojë ekonominë e vogël të vendit.

"Ne kemi arritur një ekuilibër, por ka qenë vetëm një vit", thotë z. Fullani, duke cituar ecurinë e depozitave, flukset e kursit të këmbimit dhe kufizimet në kredi.

Ai tha se huaja ka filluar të rimëkëmbet me shtimin e kredive këtë vit, e parashikuar të arrijë në 10-15%, e krahasuar me 40% në vitin 2008.

Ridvan Bode, Ministër i Financave, me guxim parashikon një rritje prej 6% për vitin që vjen, e cila do të krahasohet me normat e larta vjetore të arritura gjatë dekadave të fundit. Por, ai pranon se, kjo do të varet mjaft nga zhvillimet në Itali dhe Greqi, si partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shqipërisë.

Remitancat që vijnë nga shqiptarët që punojnë jashtë vendit ranë në 6.2% në gjysmën e dytë të këtij viti, në 420 m Euro (625m $), duke shkaktuar kushte më të rënda për emigrantët në Evropën perëndimore - megjithatë, treguesi real pretendohet të jetë më i lartë, për shkak se, mjaft shqiptarë kthehen për pushime, dukë sjellë shuma të mëdha para kesh.

Hyrjet nga investimet direkte të huaja u dyfishuan në gjysmën e parë në 460 m Euro, por pjesa më e madhe e fondeve erdhi nga marrëveshjet e privatizimit të negociuara përpara krizës globale. CEZ, kompania ceke e energjisë, e cila po operon gjerësisht në Evropën Jug - Lindore, pagoi 102 m euro për OSSH (Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, i vetmi shpërndarës i energjisë elektrike në Shqipëri. Marrëveshjet e tjera përfshinë shitjen e Armos, rafinerinë shtetërore të naftës për investitorët lokalë dhe privatizimin e pjesës së aksionit të mbetur në AMC, operator drejtues i telefonisë celulare, pranë aksionerit të tij Cosmote në Greqi.

Të ardhurat nga privatizimi ndihmuan në financimin e një deficiti më të lartë buxhetor si rrjedhim i shpenzimeve që u bënë përpara zgjedhjeve të Qershorit të kaluar. Në bazë të një buxheti suplementar të zbatuar në mes të vitit, deficiti parashikohet të rritet nga 4.2 % në 6.8% të PBB këtë vit. Vitin tjetër parashikohet një rënie prej 3.9%, meqenëse qeveria do të ecë përpara me investimet për të modernizuar një rrjet rrugor jo-të përshtatshëm.

Pavarësisht rënies së kredive, vendi mori 250m euro hua tre-vjeçare nga Banka Gjermane, Alpha Bank dhe Banka Kombëtare Greke, për të financuar shumën prej 700m Euro për përfundimin e rrugës për në Kosovë përpara zgjedhjeve. Por 11%, kostoja e huasë së marrë ishte e lartë krahasuar me 5% normë interesi për 230m Euro në 2008.

Kredia e shtrënguar dhe remitancat e ulëta kanë ndihmuar në uljen e deficitit korrent, i cili është parashikuar të ulet nga 14.9% në 11 % të PBB këtë vit.

Ndërsa konsumet nga importi ranë ndjeshëm, importet e mallrave të investuara u rritën në 15% në gjysmën e parë të këtij viti, "tregues inkurajues për rritje në të ardhmen", tha z. Bode.

Megjithatë, bankierët po këshillojnë kompanitë lokale të drejtohen nga huamarrja në lekë sesa ajo në euro.

"Tërheqjet çuan në pasiguri për financim nga bankat, kështu që kredia u shtrëngua", tha Edmod Leka, shef ekzekutiv i Union Bank, huamarrës i vogël shqiptar.

"Por ne nuk kemi parë mjaft falimentime apo dështime biznesi dhe kërkesa për hua ekziston.

Mbikëqyrja e sektorit bankar, e cila dominohet nga grupet Austriake, Italiane dhe Greke, është shtrënguar, tha z. Fullani.

Bankat kanë transferuar kapital të ri tek filialet e tyre në Tiranë dhe norma e kapitalit shkon 17%. Rezeravat janë rritur mjaft, me huatë e paqëndrueshme në rreth 9 %, por sektori do të jetë përfitues këtë vit, tha z. Fullani.

Shqiptarët janë të ndjeshëm në drejtim të një ndikimi të mundshëm të rritjes financiare. Vetëm 12 vite më parë, investitorët e brendshëm humbën rreth 2 miliardë dollarë amerikanë, me rënien e një sërë firmash të skemave piramidale, që e çuan vendin në kaos politik dhe financiar.

(*) Marrë nga "The Financial Times", titulli i origjinalit: Ekonomia & Bankat: Avantazhet e një vendi përfitues tregu

KOMENTE